Shkatërrohet banda shqiptare, kapet 5 ton kokainë në Spanjë

24 Korrik 2023, 22:20Kronika TEMA

Shkatërrohet banda shqiptare, kapet 5 ton kokainë në Spanjë

Antidroga spanjolle ka shkatërruar një bandë kriminale shqiptare që trafikoi 5 tonë kokainë të fshehur brenda një ngarkese me banane në Spanjë.

Droga u trafikua në portin e Malaga-s dhe më pas u kap pasi u transportua në një magazinë në një pronë industriale në Alicante. Ishte kapja më e madhe e kokainës në provincë.

Kokaina, e cila vinte nga Ekuadori në një ngarkesë banane, kishte një pastërti prej 87% dhe do të kishte vlerën e më shumë se 265 milionë eurove në treg. Autoritetet kanë arrestuar 5 shqiptarët ,të cilëve ende nuk i është bërë i ditur identiteti.

Oficerët gjurmuan dy kamionë në të cilët transportohej droga dhe panë se mallrat po shkarkoheshin nga anëtarët e dyshuar të komplotit, të cilët mbanin veshje reflektuese për të pretenduar se ishin punëtorë të rregullt në zonë.

Sipas policisë, trafikantët e dyshuar të drogës kanë marrë masa ekstreme vëzhgimi. Ata ndërronin vazhdimisht vendbanimin e tyre, udhëtonin shpesh jashtë vendit dhe kishin kompani të ndryshme për të pastruar paratë e trafikut të drogës.

4 Komente

  1. T
    Trimi

    Keta jane te paguar nga greket dhe serbet se duan te na hapin namin e keq ne shqipetareve. Apo ...?

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emerson

      Gjithsesi! Dhe ska ♠️ dyshimi ????????????????????

      Përgjigjjuni
    2. E
      Emerson

      Ngushllime tregtarëve. Se tuxhareti është punë me rrisk të madh. Humbja prej 265 milion euro ???? gjunjozon shtete e jo tuxharët e shkretë.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adam

        Te fala nga Amerika Berishes e Metes

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje