Policia Rrugore e Shkodrës njoftoi sot se gjatë muajit qershor janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 22 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu policia njoftoi se janë vënë gjithsej 4161 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Konkretisht sipas policisë Rrugore: 376 masa për mosvënien e rripit të sigurimit; 228 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse; 80 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 68 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; 53 masa për xhama të errësuar; 672 masa për parakalime të gabuara; 1503 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar; 235 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve; 946 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Shkodrës bëri me dije se “kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore”.
Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Policia po ashtu fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Titulli i sakt i ketij lajmi do ishte:"Shkodërica, 11 shoferita të arrestita gjatë qershorita dhe 4161 gjobita! Gazetaruc pa shkollen e mesme por direkt nga cikli i ulet ne Universita ,dega Gazetarita.