Shpërndante kanabis me doza në Vlorë, arrestohet 21-vjeçari

16 Qershor 2025, 13:04Kronika TEMA
Shpërndante kanabis me doza në Vlorë, arrestohet

Një 21-vjeçar i cii shpërndante kanabis të ndarë në doza në qytetin e Vlorës është arrestuar.

I riu u kap në flagrancë në lagjen “28 Nëntori”. Gjatë kontrollit fizik uniformat blu seksuestruan 60 doza kanabis sativa, gati për shitje.

"Forca e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të kontrolleve intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në zonat urbane dhe turistike, ka vijuar të ushtrojë kontrolle në lagje të ndryshme të qytetit, ku si rezultat:

Në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, u kap në flagrancë shtetasi R. K., 21 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, i cili dyshohet se e ndante lëndën narkotike në doza dhe e shiste atë në zona të ndryshme të qytetit.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 60 doza lënde narkotike të llojit cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, u bë arrestimi i këtij shtetasi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë. 

Lini një Përgjigje