Vetëplagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, në gjendje kritike për jetën

16 Qershor 2025, 09:00Kronika TEMA
Vetëplagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:10 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku dyshohet se një 35-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri brenda banesës së tij.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Arnaldo Matodashaj, i cili dyshohet se po luante me një armë tip pistoletë “Glock”, kur arma është shkrepur aksidentalisht, duke e plagosur rëndë në kokë.

Menjëherë pas ngjarjes, Matodashaj ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip Glock, e cila dyshohet të jetë përdorur në vetëplagosje.

Grupi hetimor, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

 

1 Komente

  1. S
    Sass

    Prandaj duhet sherbimi ushtarak qe seicili ta njohe armen dhe ta kuptoj se nuk eshte loder,pastaj pse duhet nje arme ne shtepi?????? Iku koha e terroristit non grata qe bente thirrje populli te armatoset,deshiroj qe djali ta kaloj dhe te merrin mesim nga kjo qe i ka ndodhur. SHERIM SA ME TE SHPEJT

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje