Rreth orës 13:40, në plazhin e Gjipesë, dyshohet se një 27 vjeçar, duke drejtuar një mjet lundrues gomone, ka dëmtuar, gjatë kohës që ishte duke bërë zhytje në afërsi të mjetit lundrues, një 46-vjeçar gjerman.
Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Dhërmi, kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe më pas kanë organizuar transportimin e tij të menjëhershëm drejt spitalit, për ndihmë mjekësore.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit lundrues në Stacionin e Policisë Dhërmi, si dhe të personave të tjerë që kanë qenë dëshmitarë në këtë ngjarje.
Mësohet se turisti është dërguar me helikopter drejt Tiranës.
Vazhdojnë të tolerohen pilotit Kamikaz të skafeve??!! Ka siguri në plazhet e Albaniatanit???