U rrëzua nga biçikleta, ndërron jetë 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor 2025, 12:33Kronika TEMA
U rrëzua nga biçikleta, ndërron jetë 60-vjeçari

Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar ditën e djeshme nga biçikleta.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet teksa shtetasi F. T., ishte duke lëvizur me biçikletën e tij. 

Sakaq, grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Më datë 14.06.2025, në rrugën “Shefqet Ndroqi” dyshohet se është rrëzuar biçikleta në të cilën lëvizte shtetasi F. T., 60 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje