Një automjet që kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve në plazhin e Velipojës, është bllokuar nga policia.
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ndërhyri për ndalimin e mjetit dhe vendosjen e masave administrative ndaj drejtuesit.
“Nuk do të tolerohet asnjë rast që cenon sigurinë dhe qetësinë e pushuesve.
Strukturat janë të angazhuara për të garantuar rend dhe siguri gjatë gjithë sezonit turistik”,- njoftojnë blutë.
Nuk mbarokan budallenjte ne kete vend!
Keto injoranta me te tilla veprime largojne turistat e huaj.kafsha nuk behet njeri.