Shpërthim me tritol në Shkodër, vendosur në derën e 1 banese

28 Korrik 2024, 09:06Kronika TEMA
Shpërthim me tritol në Shkodër, vendosur në derën e 1

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.

Sipas burimeve bëhet mësohet se shpërthimi ka ndodhur pranë derës së banesës së shtetasit Robert Gera.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se nga shpërthimi i lëndës plasëse janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkodër/Informacione paraprake

Rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, pranë  derës së banesës  të shtetasit  R. G., është hedhur një sasi e vogël dyshohetlëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë  të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë   vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Lini një Përgjigje