Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në malin e Shëngjinit, në afërsi të portit. Zjarri po përhapet me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era e fortë.
Si shkak i zjarrit bëhet me dije se janë të rrezikuar edhe disa banesa që ndodhen në malin në afërsi të portit të Shëngjinit.
Mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur të futen si shkak i terrenit të vështirë.
Raportohet se punonjësit zjarrfikës janë vendosur në afërsi të banesave që të mos rrezikohet jeta e banorëve.
Lini një Përgjigje