VIDEO/ Silenciator, armë, municion luftarak dhe kokainë, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

1 Korrik 2025, 09:48Kronika TEMA
VIDEO/ Silenciator, armë, municion luftarak dhe kokainë, arrestohet

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike.

Uniformat blu bëjnë me dije se nga kontrolli në automjetin e tij, u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator dhe municion luftarak.

Këto u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Precedenti”.

Sekuestrohen 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator, municion luftarak dhe doza Kokaine, në posedim të një shtetasi me precedent për armëmbajtje pa leje.

Arrestohet në flagrancë 42-vjeçari.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, rreth veprimtarive kriminale të një shtetasi, banues në fshatin Kryebushat, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, finalizoi operacionin policor të koduar “Precedenti”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, në fshatin Kryebushat, shtetasi Gj. M., 42 vjeç.

Nga kontrolli në automjet, iu gjet një sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator dhe municion luftarak. Këto u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.

 

Lini një Përgjigje