Skandali te Onkologjiku - Alketa Pere ‘fundos’ kolegun Edmond Gashi: Pëlqen të ketë punë në klinikën private, në këtë mesele…

3 Korrik 2024, 09:07Kronika TEMA
Skandali te Onkologjiku - Alketa Pere ‘fundos’ kolegun Edmond Gashi:

Mjekja e përfshirë në skandalin e Onkologjikut, Alketa Pere, pjesë e panelit të Top Story tha se kolegu i saj Edmond Gashi pëlqen të ketë punë në klinikën private.

Ajo theksoi se shitblerja e ilaçeve dhe gjysma e dozës nuk janë aplikuar në Spitalin Onkologjik.

"Gashi e pëlqen të ketë punë në klinikë private dhe Gashi në këtë mesele ka rënë pre. Shitblerja e ilaçeve dhe gjysma e dozës, të rrinë pacientët të qetë se janë trajtuar në mënyrën më shkencore të mundshme në atë spital", tha ajo.

Alketa Pere është pjesë e skemës abuzive së bashku me 6 persona të tjerë të cilët dërgonin pacientët me kancer nga QSUT drejt spitaleve private.

Pere u la në masën detyrim paraqitje nga Gjykata e Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë ende.

1 Komente

  1. s
    spata

    Duke perjashtuar disa mjek ,qe vijne me prejardhje nga familje finike ,te gjithe te tjeret jane kriminel njesoje si politkanet e shtetaret . Kete e kam provuar vet, qe dhe sot kam nje respekt te vecant per Doktor Profesor Petrelen .Arrita me ane te nje te njohuri ti qaja hallin, ketije njeriu human . Me priti me dashamiresi e me percolli duke me thene . Do ta beje une operacjon vellain. Doktor une dua te di ........ Mos e zgjat shume se do ndryshoje mendjen . Ngela shtangur dhe ashtu i skuqur e falenderova . Shtrohet pyetja .Kush i katandisi politkanet ,pushtetaret ,mjeket e te tjere ,qe sot jane kaq kriminela pa fryme humane . Familjet nga rrjedhin ,kultura ,vesi dhe me e keqja mungesa e frymes patriotike .Shqiptaret jane tjetersuar ,jo tani por shekuj me radhe . Gjithmone ne gjirin tone kane sunduar e i veshur me pushtet ,i keqi pa u ndeshkuar .Kjo mjegullnaje ,qe nuk pastrohet nga vete populli, ka sunduar e do te sundoje ,nese nuk ka levizje popullore shkaterruese ndaj fares bastarde ,qe lulezon .Ndeshkimi eshte si ilaci per te semurin .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje