Skemë kontrabandë me shitjet online, lëshohen 22 urdhër-arreste

11 Prill 2022, 11:38Kronika TEMA

Skemë kontrabandë me shitjet online, lëshohen 22

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 22 urdhër-arreste pas një skeme për mallrat kontrabandë që shiten online.

Klan News raporton se urdhër-arrestet e lëshuara janë pjesë e aksionit “Fast Delivery” kur në Nëntor 2021 sekuestruan mallra me vlerë 1 milion Euro. Deri tani janë ekzekutuar nga policia një pjesë e urdhër-arresteve.

Hetimet janë kryer nga Prokuroria e Tiranës, me përfshirjen edhe të Tatimeve e Doganave.

Bëhet fjalë për kozmetikë, veshje etj. që futeshin kontrabandë në Shqipëri dhe më pas shiteshin online duke shmangur faturat tatimore. 

Lini një Përgjigje