“Snajperi” i fshehur në një furgon e qëlloi sapo zbriti nga “G Class-i” i blinduar, si u tentua eliminimi fizik “i të fortit” në Durrës

13 Shtator 2022, 10:54Kronika TEMA

“Snajperi” i fshehur në një furgon e qëlloi sapo

Një atentat mafioz ka ndodhur mesditën e djeshme në qytetin e Durrësi, ku është tentuar eliminimi fizik i një personi.

Burime për ABC bëjnë të ditur se shënjestër e këtij sulmi ka qenë një person me inicialet A.N.

Ndryshe nga sa jemi mësuar ku sulmohet me makina të vjedhura dhe më pas zhduken, në këtë atentat është përdorur një armë tip “snajper” që tregon se krimi i organizuar po i çon në një tjetër nivel atentatet ndaj kundërshtarëve.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së quajtur “Rrota e Kuqe”, ku autori me snajper mësohet se ka qëlluar nga brenda një furgoni. 

Ka dyshime të forta se autori e ka ruajtur shenjëstrën i cili lëvizte me një “G – Class” të blinduar. 

Sapo A.N ka zbritur nga makina me të cilën lëvizte, drejt tij është qëlluar me snajper, por plumbi nuk e ka kapur.

Kush ishte objektivi i atentatit?

Euronews Albania mëson se Akil Nerjaku është shënjestra e atentatit të dështuar me snajper dje në zonën e plazhi në Durrës.

Ai është arrestuar disa vite më parë për armëmbajtje pa leje dhe është liruar më pas nga gjykata.

Si ndodhi ngjarja? 

Nerjaku ka qenë duke lëvizur mesditën e djeshme në këtë zonë në momentin që është qëlluar më një plumb.

Plumbi nuk ka e kapur shënjestrën, pasi ka përfunduar në një automjet që lëvizte në këtë zonë, me targa të Maqedonisë së Veriut.

Para hetuesve, Nerjaku ka deklaruar ka se dyshime që të jetë qëlluar nga një furgon, i cili ka qenë duke lëvizur në anën tjetër të rrugës.

Burimet bëjnë me dije se Prokuroria dhe Policia ka kryer disa veprime hetimore lidhur me këtë ngjarje të rëndë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat sigurisë së zonës.

7 Komente

  1. R
    Rita

    Policia e shtetit ne sherbim te kryekriminelit A. N.?!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prec Doda

      Me erdhi keq kur degjova nje lajm, nje grua ne Amerike kishte mbytur ne det 3 femijet e saj, 7 vjec, 4 vjec, dhe 3 muajsh. Ata nuk kishin nga te mbroheshin, sepse ishte nena ajo qe duhet ti mbronte, por ajo i mbyti. Akili vafte ne te semes, se e ka merituar, me sa duket, nuk e dime akoma cfare krimesh ka bere, por qe ai tjetri e gjuan me snajper, duket qe e ka mbushur kupen. Akili do vej te fshihet njesoj sic po ben Ervis Martinaj, per ti shpetuar plumbave te kundershtareve, apo per ti zhdukur gjithe familjen.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pickaxhiu

        Akili vrau Hektorin

        Përgjigjjuni
        1. A
          Al

          Ore qiu helenen thuaj po ci qi temen hektorit

          Përgjigjjuni
      2. A
        Ali Pasha

        Akili do të shkojë në të sëmës, vetëm çeshtje kohe, kështu që kini durim...

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tiku

          Sa te forte ka Durrsi mer vlla ??!!, se po ja kaloni dhe Lushnjes dhe Fierit !!!. Avash i cike...

          Përgjigjjuni
          1. J
            Julian Laci

            Shqiperia nuk ka te forte. Ka shume porthace. Rrota mulliri.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje