Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili akuzohet për shpërdorim detyre më shumë se një herë, e kryer në bashkëpunim.
Togat e zeza pranuan kërkesën e prokurorit të SPAK, Elvin Gokaj, për miratimin e akuzës dhe kalimin në gjyq, e gjithashtu të mbrojtjes për gjykim të shkurtuar.
Më 20 maj do të zhvillohet seanca gjyqësore në themely Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos, 4263 metra sipërfaqe tokë.
Të pandehur në këtë dosje janë marrë dhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë dhe Jerasimo Bashi, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë.
Për këtë të fundit u nda çështja për shkak se nuk është ekzekutuar deri më tani masa e sigurisë. Dy sipërfaqet e tokës të quajtura “Vllatorja” dhe “Moskato”, rezultojnë me një vlerë financiare prej 1 milion euro. Hetimi për këtë çështje është nisur fillimisht nga prokurori i Vlorës Arjan Xhaferaj dhe më pas është transferuar në SPAK.
Një muaj më parë, Gjykata e Posaçme dënoi me 3 vite e 1 muaj burg dhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite, Jorgo Goron, ish-kryebashkiakun e akuzuar për shpërdorim detyre në dy episode dhe mos deklarim pasurie, teksa konfiskoi edhe mbi 10 mijë m2 tokë që përfitoi Artan Gaçi, ku do të ndërtonte me statusin e investitorit strategjik.
Lidhur me konfiskimin e kësaj prone, këtë të mërkurë, ishte parashikuar të zhvillohej seanca me objekt kundërshtimin e kësaj mase nga ana e Artan Gaçit, por që seanca u shty për shkak se prokurori i çështjes kishte angazhime të tjera.
Ç'keni bre me Gjergjin tani e ka Jorgo harrova. Ca mijëra m2 toka mori ai ja burit të njërës me çmim të arsyeshëm ja kaq. SPAK ja fut kot
SPAK,po pat bythe,te gjykoje edhe perfituesit nga veprimet e kryebashkiakut te Himares. Gaxha dhe Xhacka te dalin para drejtesise me akuza me te renda se ish kryebashkiaku.Ky i fundit ishte thjesht viktime ose masha e fallsifikimit dhe hajdutllekut te bere ne favor te Gaxha dhe Xhacka.
Janë të Saliut këta të SPAK -ut si le ai jo, se pe që saliu futi në burg dhe lali fikun??
Nga vorjoqimarjotët e vet e ka. Ajo që himarjotët nuk kuptojnë është se greku nuk ka për të sakrifikuar kurrë grekë për planet e tij të pista, por shqiptarë të shitur. Nga një anë po bën gati për në thertore ca shqiptarë 300 eurosh me familjet e tyre, nga ana tjetër do të shqyhet se po o vrasin grekët homegjenë 5000 vjeçarë. Një gjë është e sigurtë që një fole grerëzash, të shiturish dhe budallenjsh si Himara, jo shumë shpejt do të zhytet në gjak mes vetes deri në shfarosje. Motërqirllku dhe marrëzia në Himarë kanë kaluar çdo limit dhe do shpërthejë si fuçi muti. Ata që do mbijetojnë nga lufta e egër brenda llojit, do t'i vrasë po greku, po nuk ju bindën të shkojnë e të vrasin në Shqipëri himarjotët e tjerë që i kanë dalë kundër apo që nuk sakrifikohen për grekun. Himara bashkë me tribalizmin berishist i është futur lojës së prostitucionit, tradhëtisë, intrigave, dobiçlllqeve, interesave më antishqiptare dhe rrugës së krimit dhe vëllavrasjes.