SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS në Vaun e Dejës

3 Tetor 2025, 10:16Kronika TEMA
SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS në Vaun e Dejës

Kryebashkiaku i PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), pas dyshimeve se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit bleu vota për PSD-në e Tom Doshit. Kryebashkiakut Shkreli i mbërriti fletëthirrja nga SPAK dhe sot u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku i komunikua edhe akuza për korrupsion në zgjedhje. Bashkë me Shkrelin, mësohet se edhe 3 persona të tjerë janë të dyshuar.

Pas dyshimeve se ka blerë vota në favor të PSD-së, në muajin maj Shkrelit iu sekuestrua celulari me vendim të GJKKO-së, ndërsa iu ushtrua edhe kontroll. Në kuadër të hetimit për korrupsion zgjedhor, SPAK ka sekuestruar dhe celularët e disa eksponentë të tjerë të PSD-së që dyshohet se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.

1 Komente

  1. L
    Lezhe

    O kristjan kari bushtra e PSD e Tom Doshit haje tani, pakurrizor qe pshurrni gjak prej Belinda Balluq bushtres bastardja e Beqir tradhtarit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje