SPAK nis hetimet për 21 Janarin, do zbardhet roli i Berishës dhe Bashës

16 Korrik 2024, 10:48Kronika TEMA
SPAK nis hetimet për 21 Janarin, do zbardhet roli i Berishës dhe

Pas një urdhri të Gjykatës së Lartë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka filluar hetimet për ngjarjen e 21 janarit.

Sipas njoftimit të SPAK, sot janë regjistruar hetimet për veprat penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" në bashkëpunim, "Shpërdorim i detyrës" në bashkëpunim, dhe "Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës" në bashkëpunim.

Hetimi ka për qëllim të zbardhë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha. Vendimi i Gjykatës së Lartë thekson detyrimin e SPAK për të hetuar përgjegjësitë e Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ndrea Prendit dhe të tjerëve lidhur me vrasjen e katër personave të pafajshëm në bulevard, ngjarje për të cilën deri më tani nuk është verifikuar roli i drejtuesve shtetërorë.

Njoftimi i SPAK

Nisur nga interesimi i vazhduar i medias dhe publikut njofotjmë se, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 15.07.2024 ka regjistruar procedimin penal nr.138, të vitit 2024, për veprat penale:

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, e parashikuar nga neni 79 gërmat “dh” dhe “ë”, si dhe 25 të Kodit Penal.


“Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal;


“Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 301 dhe 25 të Kodit Penal.


Ky procedim penal është regjistruar në lidhje me ngjarjen e datës 21.01.2011, të ndodhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, ku gjatë një mitingu të organizuar nga opozita politike e asaj kohe përpara Kryeministrisë, është vrarë shtetasi Aleks Nika, si dhe janë plagosur shtetasit Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë duke vlerësuar konkluzionet e vendimit Nr. 00-2024-1222 i Vendimit (69), datë 12.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (depozituar në sekratarinë e Prokurorisë së Posacme në datën 11.07.2024), si dhe duke qenë para detyrimit ligjor për zbatimin e këtij vendimi, me të cilin Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është urdhëruar për të regjistruar procedimin penal për kallëzimin e datës 16.02.2023, të shtetases Rajmonda Nika, si dhe duke vlerësuar dhe mbajtur parasysh, sipas vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë,  prononcimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), (vendimi datë 14 Nëntor 2023 – çështja Nika kundër Shqipërisë), lidhur me rastin konkret, ku GJEDNJ në përfundim të çështjes ka konstatuar – shkelje të nenit 2, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si në aspektin material ashtu dhe në atë procedural.

Në rastin konkret hetimi i veprave penale të parashikuara nga nenet 79, gërmat “dh” dhe “ë” e 25, 248 e 25, si dhe 301 e 25 të Kodit Penal, është në kompetencën lëndore të Prokurorisë së Posaçme, në bazë të nenit 75/a, gërma “ç” të Kodit të Procedurës Penale, pasi dyshohet se veprat penale mund të jenë kryer nga ish-funksionarë të lartë shtetërorë, gjatë ushtrimit të detyrës.

Duke vlerësuar informacionet e përftuara dhe të administruara se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ishte duke kryer veprimet hetimore në lidhje me procedimin penal Nr.285, vitit 2011, (i rifilluar), aktet e të cilit bëjnë fjalë për ngjarjen e ndodhur më datën 21.01.2011,  për vrasjen e shtetasit Aleks Nika dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa, si dhe pas njoftimit të datës 15.07.2024 të bërë nga prokurori i çështjes, në mbështetje të neneve 29 pika 3 dhe 75/a, me vendimin e datës 15.07.2024, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka vendosur ndër të tjera:

Përcaktimin e kompetencës lëndore për hetimin e procedimit penal nr.285, të vitit 2011, të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, duke caktuar si prokurori kompetente Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.


Kërkimin e akteve të procedimit penal Nr.285, të vitit 2011, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.
Njoftimin me këtë vendim të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, me qëllim dërgimin prej saj të akteve të procedimit penal Nr.285, të vitit 2011. 

3 Komente

  1. M
    Mut qe te hani . Vazhdon Show me Viktimat

    E pabesushme .Vazhdon Tallja me Shqiptaret . Dosjet jane aq te Fryra me Kriimet Shteterore te slih berishes dhe bshkepuetorit te tij kllufut basha sa cdo Prokurori ee Botes do kishte Kohe qe do i kishte futur aty ku kan vendin Krimielet e Njerziimit . Hajt se edhe Durimi e Talljes me Shqiptret i vje dita e skdimit e Mjer ju Mashtrues te Dreqesis , ku do fusni kokat nga Cunami Popullit ,rbt do ju shkerdheejn se s'paskeni qen as Njerez !

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kukës

      Futeni Sali Berishovićin ne burg te perjetshem kete qenin bastrd antishqiptar, argatin e andartve greqirje dhe te shkijeve. Per çdo dite portali Syri.net i Berishovićve shane Shqiperine dhe lavderon Bejler bastardin. Salih Berishovići eshte i qelbur, ky dhenderr shkjau qe po kurdise veglat anadarte greqirje kunder Shqiperise. I mallkuar qofte per het te jetve Sali qen Berishovići. Vrasesi i qelbur Salih Berishovići duhet te burgoset, te paguaj per gjithe te zezat qe i beri Shqiperise dhe shqiptarve.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tornitori

        Po mire rama ketu ska faj fare ,qe shihte ne diatance sesi degjeneronte gheja dhe bente sehir mbase mbase edhe shpresonte te behej gjema sic u be qe ta perdorte,pse nuk i doli per zot turmes qe po vete kishte sjelle apo....... Per mua duhen hetuar qe te tre keta plehra dy per vrasje dhe tjetri ne kushtet e mosveprimit dhe perdorhes se njerezve si koka turku per qellimet e tij.....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje