Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia ish-nëndrejtorin e Policisë së Tiranës.
Erzen Breçani kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së që e la në burg duke kërkuar masë më të lehtë sigurie. Dhe Apeli i GJKKO-së ka vendosur lirimin e tij nga qelia duke caktuar masën “arrest shtëpie”.
Njoftimi GJKKO:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 16.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 158 akti, datë 12.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim E.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 76, datë 30.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
Ndryshimin e vendimit nr. 76, datë 30.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në këtë mënyrë:
– Pranimin e kërkesës; zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar ndaj personit nën hetim E.B., me vendimin nr. 124., datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate dhe miratuar me vendimin nr. 87-2024-4 (1), datë 04.01.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i këtij kodi.
– Urdhërohet lirimi i personit nën hetim E.B., nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër.
– Urdhërohet personi nën hetim E.B., që të mos largohet nga banesa e tij e cila ndodhet në adresën ***, si dhe që të mos komunikojë me persona të tjerë, me përjashtim të atyre të cilët jetojnë në të njëjtën banesë.
– Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe shërbimet e policisë gjyqësore përkatëse për zbatimin e këtij vendimi.
– Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.
Maloket jane ne arrest shtepie dhe qytetaret mbahen ne burg, derisa te perfundoje hetimi. Ky eshte dallimi qe behet nga drejtesia shqiptare e kapur prej fyti nga shpellaret e Berishes.
Ah moj gjykate e Posaçme?!. ZOTI te marrofte. Je e lidhur edhe ti me klanet e tropojaneve te cilet kane ushtruar pushtet ne Shqiperi qe ne kohen e Enver Hoxhes, nderkohe qe ne kohen e Berishes ata ishin te papermbajtshem sidomos ne emerimet ne drejtesi qe kalonin nga Argita e Shkelzeni. Edhe gjyqtari me mbiemer te paqte i ketij soji duhet te jete. Ishte kjo gjykate qe Safet Gjicit i shtoi edhe nje vit burg per nje gjest qe denohet vetem ne Republiken e Ajatollaheve ne Iran. Nderkohe qe Brecanin e liron nga burgu me gjithe ato akuza. E pra kjo eshte drejtesia qe duam. Shqiperia nuk behet, prandaj po braktiset nga shqiptaret.
Car bohet kshu mer vlla Kur vjedh korentin Te rrasin mren sdel mo minimumi 8 vjet Kto tjeret bojn nomin dhe si hy gjem ne kome Drejtesia qe duam
Do vidhet ndonje banke???
Gjykate kurvash ,e gjitha kontrollohet nga politikanet ,Duman kokedardhen e degjeneroi Meta dhe s ndihet asnje fjale ,kjo eshte drejtesia jone
Edi Rama te hengert dheu "drejtesine" ...Qeveri e zgjebosur, drejtesi e perdhunuar!!!
Skandaloze…. Ushtaret e hales se Vicidolit jane te gjithe te lire
po normal, kur mareshali rri maje ballkonit ky kapteri s'do t'i dali ne miting?
Nuk bohet ai vend. Mos u lodhni