Artan Hoxha ka folur për Ervis Martinajn, i cili ende rezulton i zhdukur dhe shteti shqiptar nuk ka një përgjigje se çfarë ndodhi me të.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Hoxha tha se Martinaj "revolucionarizoi" botën e krimit në Shqipëri, duke bashkuar krimin, biznesin dhe politikën, ndërsa u ndal te përplasjet e tij të forta me grupet rivale, me ish ortakët e tij, me biznesmenë të fuqishëm madje edhe me politikën.
"Bëhen dy vjet në datën 9 gusht, nga momenti kur ka qenë komunikimi i fundit i Ervis Martinajt, siç është e provuar, me celular. Nga ai moment, del një qelizë 30km në vijë ajrore nga banesa e tij në Fushë Kuqe, kaq është distanca, që është provuar deri tani dhe nga aty e mbrapa nuk ka kontakt. Kemi të bëjmë me ato që kriminalistët i quajnë gati krime të përkryera.
Ky personazh u bë kaq i rëndësishëm për shkak të efektit që ai pati. Është kriminel atipik. Ishte një biznesmen që u bë gangster. Ervis Martinaj pati impakt të rëndësishëm, sepse bëri evolucion në botën e krimit të organizuar në Shqipëri, për shkak të mënyrës që përdori për t’u ngjitur në majë, për të korruptuar agjencitë e zbatimit të ligjit, për të miksuar krimin e organizuar, biznesin dhe politikën. Kjo e bëri atë të rëndësishëm. Në rast se fillesat i pati gjatë qeverisjes së PD, ai u bë më i fuqishëm dhe më potent në terren gjatë kohës kur në pushtet erdhi PS.
I mbijetoi edhe ndryshimit të pushtetit. Kur ka ndryshim pushteti ka ndryshim edhe në botën e krimit. Ervis Martinaj është njeri që ndryshe nga gangsterët e tjerë, ishte sponsor i rëndësishëm i të djathtës.
Ishte atipik sepse gangsterët e atij niveli, kur arrijnë një pozicion të rëndësishëm dhe dominues në territor, mundohen t’i shmangin daljet dhe kontaktet e tyre. Ai ishte shumë i dukshëm, me kontakte të mëdha politike, shoqërore, në media, të gjitha. Pra e kishte shumë të rëndësishme daljen e tij publike. Ky është një nga faktorët, pse data 9 gusht 2022, merret si datë… Nga ai moment nuk ka ndodhur me asgjë.
Për të kuptuar një bos të krimit të organizuar, shikoni kundërshtarët e tij. Në moment që kundërshtarët e tij janë relaksuar, janë rikthyer në terren, kanë ulur nivelin e sigurisë, kanë filluar aktivitetin lirisht, do të thotë që ose e kanë asgjësuar kundërshtarin ose kanë bërë pakt. Në rastin konkret, aleancat që tentoi të bënte Ervis Martinaj dhe intrigat në të cilat ai u përfshi dhe bëri armiq të gjithë ortakët e vet, njerëzit më të rëndësishëm të botës së krimit në Shqipëri, vëllezërit Duka që kishin ndarë bashkë gjithcka, por shikoni, kur Martinaj u vendos në Fushë Kuqe, qarku i Lezhës u bë qarku më problematik në vend.
Kontaktet që vendosi në Shkodër, Mamurras, Burrel, në zonën e Fushë Krujës, e kthyen në një gjenerator të një situate shumë të rëndë kriminale. Martinaj korruptonte agjencitë e zbatimit të ligjit. Duke kontrolluar lojrat e fatit, ai nuk e ka patur kurrë problem të ketë sasi të mëdha të parave kesh, mund të korruptosh çdo zyrtar.
Lojrat e fatit pas vitit 2018, nuk mund të funksionojnë pa policinë dhe shërbimin informativ. Ai e kishte mbyllur këtë gjë. Ishte sponsorizues i madh në fushata elektorale.
Ajo SMV e famshme e Elbasanit, është vepër e Ervis Martinaj, njerëzit dhe financimet e tij dhe diskutojmë për atë djalin që ngeli (Arbër Paplekaj), që ishte vërtet profesionist dhe u gjend në vendin e gabuar.
Në zgjedhjet e 2021, nuk di që Edi Rama të ketë përmendur me emër ndonjë bos krimi, asnjëherë, përmendi vetëm njëherë Çapjat. I vetmi që ka përmendur është Ervis Martinaj, tha “ai drejtori i lojrave të fatit, ne e dimë kush është në atë makinë, sa e ka targën”. Nuk është në stilin e Ramës të përmendë dhe sulmojë personalisht. Martinaj ishte i vetmi që ai e atakoi personalisht. E gjithë kjo përplasja e tij me biznesmenë të fuqishëm në vend, përplasja me grupe rivale, e bënë të ishte me kaq impakt.
Momenti i zhdukjes së tij, jam me këtë version që ai është prerë në besë, është ekzekutuar dhe kufoma… Krimi më perfekt është ai që nuk ka as kufomë dhe as armë. Sot kemi parë plot raporte, dëshmi, operacione kërkimi, në zona ku mendohej se mund të jetë groposour kufoma, apo fshehur makina. Por, deri në këto momente, edhe nga premtimet e kryeministrit, ndodhemi para faktit të kryer, kemi në SPAK që ka nxjerrë dy urdhër arresti për Ervis Martinajn. Dhe Prokurorinë e Kurbinit, që heton për vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së Martinajt.
Në Shqipëri u kalua në një stad tjetër të krimit të organizuar", tha Hoxha.
imagjino ,ky tipi ka nja 30 vjet studiove ,kurre nje prove konkrete qe provon pertej cdo dyshimi se eshte ashtu sic thote ai.......sharlatan
Na plasi ka..i se ai plera u pre ne bese. Nqs ka ndodhur ashtu ikshin te gjithe si ai. Por ti me shume dukesh se do qe tu ngulesh ne mendje hetuesve se ai vertet eshte vrare. A thua se ka vetem budallenj dhe policia mezi pret ty te nxjerresh pordhet e tua nga goja
Krim perfekt thotë ari, kur ky e di kush e ka tradhëtuar dhe eleminuar më pas. Krim perfekt është ta bësh e mos ta dijë askush se cili e ka hequr qafe, jo ta dinë të gjithë, por s’arrestohen dot se kanë zhdukur trupin.
Revolucionarizoi botën e krimit - thotë Karafil Hoxha! Miri i Xhikes e kishte revolucionarizu 30 vite më parë, e të tjerë si ai.
Dy vrasjet e fundit, njera ne Athine vitin e kaluar, njera ne Tirane, te dy vrasesve te Brilant Martinaj, tregojne qarte se Ervis Martinaj eshte gjalle, dhe ka aktivizuar grupin e vet per hakmarrje. Artan Hoxha eshte i paguar nga familja e Martinaj te shperndaj lajme te rreme sikur ai eshte zhdukur, sepse sic dihet Ervis Martinaj eshte ne kerkim jo vetem nga kundershtaret por edhe nga policia, te ciles i ruhet me shume.
Ky loq.ja i Prishtes kujton se po ta kesh gruan baxhele je VIP.
U pre nē besē ? Besa e shqiptarit, si nderi i kurvēs. Dmth e besojnē vetēm ata qē nuk e njohin.
Pohim i madh: "Besa e shqiptarit, si nderi i kurvēs". Nuk di cfarē tē shtoj, i ke thēnē tē tēra.
Unē vetēm e thash. Merita i pērket atyre.
Joooooooooooo ! Eshte Tani i pabese jo Shqiptaret .
Hahaha, i madh! Mos fol me, i ke rene ne koke. Ne nje vend, per ate gje qe flitet me shume, ajo mungon.
Nuk e kuptoj pse i jepet kaq shumë hapësirë publike këtyre hienave që ushqehen me "kërrma" apo për të mbajtur, njerëzit nën terrorr psikologjik? Nëse palaço si ky do të ishin të interesuar që të luftohej krimi, ata "kriminelët" do t'a kishin çuar në botën tjetër. Në kohën që jetojmë, nuk janë të sigurtë as ish presidenta dhe kandidat kryesor për t'u rizgjedhur e jo spurdhjak studiosh!!!!
Sepse këto llafe tallava kafenesh mbajnë popullin të zënë me llafe Dhe asnjë nuk flet per problemet e vërteta per korrupsionin galopant në çdo qelizë të shtetit shqiptar Ke parë ndonjë media të hetojë pasuritë e drejtorëve të bashkisë Tiranë që janë në burg??
Kriminel i vrare nga kriminel te tjere. Pacin fatin e tij te gjithe.
Shqip,shkurt,qarte u pre ne bese nga kryehajni dhe krye krimineli i ripjelljes . Keshtu po thote ky qe edhe i dine disa te verteta .
C'fare e shtyn artan hoxhen te sillet e te rrotullohet pambarim studiove tek fati i ervis martinit !? Duket qartazi qe e ka nje hall .
Na cate ka..n me kete Vis Martinaj! Keni muhabete te tjera?
Pakan kriminelat bese? Cfare flisni ne Shqiperi more derdimena qe u beni himne kriminelave!
Fuck you o gazete kot, kriminelet qe nxirrni perdite neper faqet e gaxeyes tuaj dhe keta gazetate rrota jarash qe botoni pa pike turpi.