U gjet i gjakosur në mes të rrugës në Tiranë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit

15 Korrik 2024, 15:00Kronika TEMA
U gjet i gjakosur në mes të rrugës në Tiranë,

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit nga Bilishti, Rigels Kaso, i cili u gjet i dhunuar sot në Tiranë.

Burime pranë spitalit të Traumës bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Kasos është përkeqësuar për shkak të plagëve të shumta në kokë, dhe aktualisht ai është intibuar.

42-vjeçari ka plagë të shumta edhe në trup ndaj mjekët vendosen që ta fusin në intubim në sallën e reaminacionit pasi gjendja e tij është kritike për jetën.

Kaso u gjet mëngjesin e sotëm nga kalimtarët i shtrirë në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet. Ende nuk dihet autori i ngjarjes së rëndë, apo motivi për të cilin është kryer rrahja brutale e 42-vjeçarit.


Policia ende nuk ka mundur ta marrë në pyetje, kjo dhe për shkak të gjendjes shëndetësore. Pritet kqyrja e lamerave të sigurisë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Lini një Përgjigje