Tritoli në banesën e dy motrave në Elbasan: Fqinji 26 vjeçar që mbeti i plagosur, në gjendje kritike për jetën

15 Korrik 2024, 12:16Kronika TEMA
Tritoli në banesën e dy motrave në Elbasan: Fqinji 26

Enea Themollari, 26 vjeçari që mbeti i plagosur nga shpërthimi me tritol në një pallat në Elbasan, ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës. Sipas abc news ai ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e kokës.

“Vion të jetë në gjendje kritike Enea Themollari. Është në reanimacion që dje, ku mjekët e Traumës po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur në jetë për shkak të dëmtimeve në pjesën e kokës”, raportoi gazetari i abc news.

Në banesën e shënjestruar në pallatin në Elbasan jetonin dy motra. Njëra prej tyre është një personazh i njohur në TikTok, Xhovana Nikolli, e njohur edhe si e dashura e të penduarit të drejtësisë Amarildo Nikolli.

Ajo nuk ka pranuar të flasë për uniformat blu por ka thënë se do t’i japë shpjegime vetëm SPAK-ut pasi sipas tyre problemi është i madh.

Lini një Përgjigje