Shkrumbohet një dyqan në Vlorë

14 Korrik 2024, 22:48Kronika TEMA
Shkrumbohet një dyqan në Vlorë

Një dyqan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës në lagjen “Demokracia” në Vlorë.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët, që të mos përhapeshin më tej.

Fatmirësisht, si pasojë e zjarrit nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Ndërkohë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

 

Lini një Përgjigje