U gjet i plagosur në rrugë, shqiptari në Gjermani humb jetën në spital

14 Korrik 2024, 14:10Kronika TEMA
U gjet i plagosur në rrugë, shqiptari në Gjermani humb

Një 39-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në spital pasi u gjet i plagosur në rrugë mbrëmjen e 13 korrikut.


Ngjarja ka ndodhur në Eisenbahnstrasse në Leipzig, Gjermani. Disa persona pasi kanë parë trupin e viktimës të shtrirë në rrugë, lajmëruan policinë.

Sipas oficerëve thuhet se ka pasur një përleshje fizike. Ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Për të rënë në gjurmët e tyre, zona e Eisenbahnstrasse u mbyll përkohësisht gjatë natës.

 

Lini një Përgjigje