Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për sa i përket hetimit për skandalin tek spitali Onkologik. Kjo dosje mësohet se është transferuar ditët e fundit në Prokurorinë e Posaçme.
Ka qenë prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj i cili 4 ditë më parë, ka vendosur të shpall moskompetencën dhe dosjen ta transferoj në SPAK, pasi dyshohet për korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal.
Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. Gjykata e Tiranës rikonfirmoi dje (27 qershor) masat ndaj 7 të akuzuarve në dosjen Onkologjiku, me dyshimin se nuk i shërbenin në shtet pacientëve për t’i operuar në klinikën private të mjekut Edmond Gashi.
Pacientëve me sëmundje tumorale nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit të përfshirë, orientoheshin në klinikën e onkologut Edmond Gashi. Hetimi i Prokurorisë së Tiranës zbuloi se ilaçet nxirreshin jashtë spitalit dhe shiteshin në disa farmacive në Tiranë. Gjithashtu radioterapia nuk u vu kurrë në punë edhe pse aparatura dhe lënda e rrezikshme kimike “Kobalto” ka qenë prezente në spital prej vitit 2021.
Masat për të akuzuarit e dosjes se Onokolgjikut:
-Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie” - Shpërdorim detyre
-Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje” - Shpërdorim detyre
-Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT - “Detyrim paraqitje” - ''Shpërdorim detyre"
- Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut - “Detyrim paraqitje” - Shpërdorim detyre
-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë - “Detyrim Paraqitje” - Shpërdorim detyre
-Halil Gashi administrator i klinikës Megis, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje” - Fshehje e te ardhurave
-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”
Se kuptoj pse nuk e trajton prokurori i Tiranes? Keta jane per cfare per hajdut xhepash?
Kjo prokuroria normale mban ndonje gje mbi shpine? Apo kto qe bejne buje I heq nga vetja se.....
Po kjo prokurori përse është , apo thjesht për bordero apo bankomat ?!! Çështje më ordinere s’mund t’ë ketë , shpërdorim detyre per qëllime përfitimi , ç’ka këtu për mos kopetencë ?!! Po janë PLEPISTË , pastroini ç’i mbani nëpër këmbë , le t’ë punojnë në zanatin që kanë patur .
Po kjo prokurori përse është , apo thjesht për bordero apo bankomat ?!! Çështje më ordinere s’mund t’ë ketë , shpërdorim detyre per qëllime përfitimi , ç’ka këtu për mos kopetencë ?!! Po janë PLEPISTË , pastroini ç’i mbani nëpër këmbë , le t’ë punojnë në zanatin që kanë patur .
Ku i keni gjetur keta prokurore, per zotin! Njerez pa bythe, pa shtylle kurrizore. Oh, edhe pa turp. Ata Jane ne arrest shtepise, ky thote ta marrë SPAK-u. O ty të marrtë muti shalët, se ti nuk je per kete punë.