Mbi 13 mijë gjoba janë vendosur brenda një jave në vend, ndërsa policia bën me dije se janë proceduar penalisht 13 persona për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor.
Njoftimi i Policisë:
Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë 13 shtetas, për vepra penale të ndryshme, në fushën e qarkullimit rrugor. Janë vendosur 13 578 masa administrative:
•34 masa për xhama të zinj.
•1447 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
•452 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.
•1147 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
•5 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
•7169 masa për qëndrim të gabuar.
Pezullime dhe bllokime:
•22 raste pezullimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
•38 raste për tejkalim shpejtësie.
•13 automjete u bllokuan, ndër të cilat 4 me targa të huaja.
Pse duhet te jepen keto lajme ne gazete, kjo eshte pjese e punes normale te policise,nga sa kam pare ne rruget e Shqiperise policia eshte pjese e problemit.Ne lajm thuhet jane bllokuar mjete me targa te huaja,thuhet jane bllokuar mjete me targa te huaja,eshte ceshtje e veshtire ligjore pasi nje mjet me targa te huaja eshte normale te ket pronar nje shtetas te huaj ose person qe jeton jashte,me cte drejte policua bllokon nje mjete te tille privat,apo hajde te bejme lajm,ose jemi shtet pa ligje shkurt rrum pall.