Goditi me helikën e gomones turistin në Karaburun, arrestohet 42-vjeçari

14 Korrik 2024, 10:20Kronika TEMA
Goditi me helikën e gomones turistin në Karaburun, arrestohet

Flori Tahiraj, është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ka goditur me helikën e gomones një 60-vjeçar, i cili është po merr mjekim tek Trauma në Tiranë.


42-vjeçari banues në Vlorë, u arrestua për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë (13 korrik) në vendin e quajtur si ‘Shën Jani’ në gadishullin e Karaburunit. 60-vjeçari A.K mbeti i plagosur në këmbë.

''Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në vendin e quajtur “Shën Jani”, Karaburun, u godit nga helika e një mjeti lundrues gomone, në det dhe mbeti i dëmtuar në këmbë shtetasi A. K., 60 vjeç, banues në Tiranë, ju bëjmë me dije se në përfundim të veprimeve proceduriale, nga strukturat e hetimit në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit F. T., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”,- njofton policia.


Mjeti lundrues gomone u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. L
    Lloji

    E njejta histori vere me te njejtet derra qe quhen njerez…!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje