I vihet tritoli në derën e shtëpisë 59-vjeçarit në Elbasan, lëndohet fqinji

14 Korrik 2024, 09:14Kronika TEMA
I vihet tritoli në derën e shtëpisë 59-vjeçarit

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në lagjen ‘Haxhias’ në Elbasan në korridorin e katit të 4-t të një pallati.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy shtetase. Policia thotë se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale.


Por nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij E. Th., rreth 26 vjeç, i cili banon në hyrjen përballë. 26-vjeçari momentalisht është jashtë rrezikut për jetën.

''Rreth orës 02:30, në lagjen ‘Haxhias’, në korridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy shtetase ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.   

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë po nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij shtetasi E. Th., rreth 26 vjeç, i cili banon në hyrjen përballë. 26-vjeçari momentalisht është jashtë rrezikut për jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve''- njofton policia.

1 Komente

  1. s
    sapa

    Dhe te ngrihet ndonje Qelbesire dhe te thote qe ka shtet ne shqiperi?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje