Gomonia përplas pushuesin në Karaburun, 56-vjeçari dëmtohet në këmbë dhe dërgohet në spital!

13 Korrik 2024, 15:49Kronika TEMA
Gomonia përplas pushuesin në Karaburun, 56-vjeçari

 pushues ka mbetur i plagosur nga një gomone në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit” në Karaburun të Vlorës. 56-vjeçari nga Tirana, sipas policisë ka qenë në mol në momentin që është përplasur nga gomonia e cila po ankorohej.

56-vjeçari kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli, thotë policia, ndërsa thekson edhe njëherë se zona ki ka ndodhur aksidenti s’ka të bëjë me zonë plazhi]

“Sot, në Karaburun, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli. (Nuk kemi të bëjmë me zonë plazhi)”, njofton policia.

56-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare. Drejtuesi i gomones është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

3 Komente

  1. t
    tetovari2

    Çka donte të thotë ky farë gazetari se aksidenti nuk ka të bëje me zonë plazhi!?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Për korrektesë

      Tetovari, mbase je më i ri nga mua, dhe do rrosh natyrisht më shumë. Ke bere pyetjen qe ndoshta e bejne te gjithë lexuesin. Policia do qe te justifikoje të zotin e gomones, duke thene që fajin e ka ai 56-vjeçari. Rregullat e sigurimit teknik duhen zbatuar njësoj, si ne plazh, si në rrugë, si në hënë. Ndryshe "a është plazh ketu? Jo. Vrite qenin, se nuk na kap ligji." Ai fakiri qenka 56 vjeç. Po ai i gomones sa ishte? 15? Apo 16? Apo 85?

      Përgjigjjuni
    2. L
      Luli

      Po c’pune ka ky malukati ne Bazen e Karaburunit?Ose roja i bazes nuk funksionon,ose mjetet e tjera lejohen te hyjne baze(atehere baza nuk eshte me ushtarake! Ose gazetari ja ka futur kot sic ja fusin ne shume raste!Shtet rrumpalle….Ministia e Mbrojtjes ka nxjere nga inventari bazen,roja i bazes ha fara kungulli dhe nuk shikon kush hyn e kush del mjetet futen si ta kene qefin,eshte kthyer cdo gje ceshtje qefi…Ligji nuk funksionon tek ne,pra ne katundin tone…

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje