Iu vu tritol dy fqinjeve, por u lëndua djali i tij! Babai në lot: Është në intubim, u lutem doktorëve të ma shpëtojnë

14 Korrik 2024, 14:30Kronika TEMA
Iu vu tritol dy fqinjeve, por u lëndua djali i tij! Babai në lot:

Një ngjarje e praprecedentë ka ndodhur gjatë natës së shkuar në Elbasan, ku në derën e apartamentit të dy motrave u tritol.

Nga shpërthimi mbeti i plagosur rëndë fqinji i tyre që banonte përballë, Enea Themollari, por që nuk ishte ai objektivi.

Për Top Channel, mes lotësh babai është shprehur se djali është në intubim, teksa u lutet mjekëve ta shpëtojnë,

“Djali është në intubim, është dëmtuar në kokë, i ra dera në kokë. I lutem doktorëve të më shikojnë çunin.

Vajzat nuk i njihja, komshije. Unë në gjumë isha, çunin e pashë në tokë, dera është ndarë përgjysmë”, - thotë babai.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy motra nga Lezha.

Njëra prej motrave punonte në Elbasan dhe kishin dy muaj që jetonin aty. Të gjitha dyshimet e policisë shkojnë në një konflikt të mbartur nga qyteti i tyre ku dikush mund t’i ketë përndjekur.

2 Komente

  1. B
    Ben

    Dhe hajde shko jeto ne ate vend! Shqiperia do zbrazet e gjitha! Ne qe kemi ikur nuk vijme dot me se nuk ka shtet. Femijet tane nuk e kuptojne dot Shqiperine dhe Shqiptaret! Te rinjte qe jane ne Shqiperi te gjithe duan te ikin. Detin dhe reren e kane marre gangsterat dhe politikanet! Per cfare duhet te rrish ne ate vend?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Putini

      Po ç'donte ky djali tek dera e shtepise me 2:30 te nates? Apo mos valle vuri tritolin dhe po rrinte prapa dere?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje