SPAK zbardh akuzat ndaj avokatit Bardhi Koçi: I kërkoi 4000 euro një shtetaseje në hetim që të ndikonte te gjyqtari

1 Mars 2025, 15:07Kronika TEMA
SPAK zbardh akuzat ndaj avokatit Bardhi Koçi: I kërkoi 4000 euro

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur akuzën për avokatin Bardh Koçi, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë së arrestit shtëpiak.

Ndaj avokatit është ngritur akuza për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi akuzohet se teksa ishte me detyrë auditues i KLSH-së i kërkoi 4000 euro shtetases me iniciale P. M., për të ndikuar tek gjyqtari, ndërsa ka përfituar prej saj një shumë prej 1000 euro.

Mësohet se në kohën e kryerjes së veprës penale kjo shtetase po gjykohej në Gjykatën e Tiranës për veprën penale “Falsifikim i dokumentave shëndetësore”.

“Shtetasi B. K. me profesion avokat (i cili në kohën e kryerjes së veprave penale ishte  i punësuar  me detyrë  Auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit) ka kërkuar nga shtetasja P.M. shumën prej 4000 (katër mijë) eurosh dhe ka marrë prej saj në formën e përfitimit të parregullt shumën paraprake prej 1000 (një mijë) eurosh, me qëllim ushtrimin e ndikimit në vendimarrjen e gjyqtarit, i cili po shqyrtonte çështjen në ngarkim të saj”, njoftoi policia.

Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat e katër shtetasve, mes tyre edhe në atë të një eksperti kriminalistik dhe një oficeri të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Tiranës.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 27.08.2021, mbi bazën e akteve të dërguara nga Policia Gjyqësore ka regjistruar procedimin penal nr.229, për veprat penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike ” dhe “Shpërdorim të detyrës”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248 të  Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve për këtë procedim penal, përmes aplikimit të metodave speciale të hetimit është dokumentuar kryerja e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal, e kryer nga shtetasit P.M dhe B.K.

Shetetësja P.M., në kohën e kryerjes së veprës penale po gjykohej në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave shëndetësore”, e parashikuar nga neni 188/1 i Kodit Penal.

Shtetasi B. K. me profesion avokat (i cili në kohën e kryerjes së veprave penale ishte  i punësuar  me detyrë  Auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit) ka kërkuar nga shtetasja P.M. shumën prej 4000 (katër mijë) eurosh dhe ka marrë prej saj në formën e përfitimit të parregullt shumën paraprake prej 1000 (një mijë) eurosh, me qëllim ushtrimin e ndikimit në vendimarrjen e gjyqtarit, i cili po shqyrtonte çështjen në ngarkim të saj.

Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, përmes vendimit nr.10, datë 27.02.2025, ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale ndaj personit nën hetim B.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim P.M., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Gjithashtu në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal me qëllim kërkimin e provave janë ushtruar kontrolle në banesat e katër shtetasve, mes tyre edhe në atë të një eksperti kriminalistik dhe një oficeri të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Prokuroria e Posaçme falenderon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për bashkëpunimin efektiv në hetimin dhe fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë për këtë procedim penal.

6 Komente

  1. X
    Xha Braho

    Wow, cfare lajmi! Po kjo eshte puna rendom e avokateve, te ndermjetesojne me prokurore dhe/ose gjykates per klientin e tyre! Kete gje qe paska zbuluar SPAK-u e bejne te gjithe avokatet ku me pak e ku me shume ne varesi te rendeses se te akuzuarit.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Epirioti II

      Keto lloj punesh SPAK duhe t'ja delegoje Prokurorive te Rretheve. Eshte shperdorim i madh i kohes dhe burime te SPAK per tu marr me 1000 Eurosha. Po tek dyqani Armines kur do shkoje SPAK?

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gerdeci

      O SPAK qeke tuj lodh fort. O burra gjeni kuaj te ngordhur dhe hajduta xhepash dhe rrasini mren per statistike medemek po punoni fort per te justifikuar rrogat milionere qe perlani. C'behet me 21 Janarin, Gerdecin etj., apo per keto nuk keni kohe se jeni te zene me hajdutet ordinere! TURP

      Përgjigjjuni
      1. K
        Keshilltari juridik

        Hiqeni kete lajm, se turperon gazeten.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Iliri

          SPAK po mundohet te gjej sa me shum 2 leksha rruges, qe mos arij kur deri ne fund te mandatit te detyra per te cilin u krijua! Ngeli duke kap 2leksha e vetem per Gerdecin e 21 janarin nuk gjen kohe!

          Përgjigjjuni
          1. O
            Oboboooo

            Po late nam me keto ceshtje selektive me ndonje kale te ngordhur. Po pseudoavokati sekser Indrit Sefa dhe argatet e tij kur do e arrestoni? Po gjithe gjyqtaret e prokuroret e “ drejtesise se re” qe e kane kthyer profesionin nga dhenes te drejtesise ne tregtare e qe bashkepunojne me keta gjoja avokate kur do i hetoni, apo lere c’e do se duhen ne kete sistem te bere copash. Cfare e gjeti ate vend me dokrrat e gjoja pastrimit te te korruptuarve.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje