Policia e Kosovës i ndaloi djalin, Vuçiç: As këmishën, as flamurin serb s’ia dorëzojë njeriu

2 Korrik 2023, 15:21Rajoni TEMA

Policia e Kosovës i ndaloi djalin, Vuçiç: As

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur sërish edhe për vizitën e djalit të tij Danilos në Kosovë.

Ai ka deklaruar se ka qenë gënjeshtër se në Vidovday policia e Kosovës e ka detyruar djalin e tij të heqë këmishën ku shkruhej “Dorëzimi nuk është opsion”.

“As këmishën, as flamurin serb, sa të jetë gjallë, nuk do t’ia dorëzojë askujt”, ka theksuar Vuçiç.

Ai theksoi se nuk është e vërtetë që Danilo ka shkuar në Vidovdan për të provokuar, pasi që ka 13 vjet që shkon atje dhe asnjëherë nuk ka ofenduar askënd dhe nuk ka bërë ndonjë gjë të shëmtuar.

Vuçiç tha se, përkundër faktit se Danilo u ndalua tri herë atë ditë në Kosovë, dhe donin ta poshtëronin atë.

Lini një Përgjigje