Sanksionet e BE ndaj Kosovës, Haradinaj: Mocioni për shkarkimin e Kurtit, sot është interes kombëtar

2 Korrik 2023, 09:10Rajoni TEMA

Sanksionet e BE ndaj Kosovës, Haradinaj: Mocioni për shkarkimin e

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi BE konfirmoi sanksionet ndaj Kosovës.

Haradinaj thotë se jo më kot para pak ditësh kërkoi mocion për shkarkimin e Albin Kurtit, pasi e dinte rrugën pa krye ku po futet Kosova.

Sipas tij, sanksionet e BE tregojnë se Kosova është në rrugën e gabuar dhe të pashpresë.

Ish-kryeministri bën thirrje se është koha që të bashkohen të gjithë dhe të jetësojnë shkarkimin e qeverisë Kurti.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

I vetëdijshëm se Kosova me këtë kryeministër po hyn në një rrugë pa krye, para pak ditësh kërkova mocion për shkarkimin e Albin Kurtit.

Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë.

Prandaj sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj Qeverie.

Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi.

Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar!

4 Komente

  1. I
    Indinjata

    Ke te drejte o Rrahmush por problemi eshte se ata burra qe sot mund ti ngrinin patkonjte keti gomari tashme te cfilitur jane ne Hage e per pasoje ai e di qe s'ka me burra qe ta rrezojne vetem ate pa marre me venhte gjithe Kosoven.Ndaj ai vazhdon rrugen drejt shperberjes se shtetit te Kosoves i rrethuer nga disa pseudoakademik me shkolle Serbe siç eshte rasti i nje fare Nexhmedin Spahise apo i ndonje avokati qe ngrehfet si gjelkokosh ne studion e tij duke e perfillur "Euronews " neper intervista boshe e pa asnje ndjenje kombetare!Kjo eshte fatkeqesia me e fundit qe po i ndodh ketij kombi u pa lirimin e kthimin ne jeten politike te heronjeve te L.n.ç. te Kosoves ky vend do te asimilohet si me pare!Keqedashesit qe e kane futur ne udhekryq kete dordolecv prej balte nen teorine se Shqypnia nuk eshte toka ame por "na jena komb Kosovar" e nuk jena na qi duhet me iu bashkue Shqypnis por Shqypnia me na u bashkue neve eshte sa keqdashese aq edhe armiqesore duke vazhdue politikat Serbe me e mbajtun kete komb te ndar!Ndaj o Rahmush ngrihuni e lironi udheheqesit e uçk e pas kesaj gjithçka do te shkoje ne vend.Kllouni Kurti ate ç'ka duen serbet po e realizon ma se miri duke krijue nje shoqeri qe nuk njeh me as nene e as babe !Qe ti kundervihesh sot asaj qe te dha lirine e te garanton sigurine eshte me shume se armiqesore !Ndaj ky klloun prej balte do rrezuar me ç'do kusht sa nuk eshte vone kunder alternatives tjeter qe te rrezohet vete shteti i Kosoves!Teoricienet se nuk eshte Ismail Qemali ai qe ka ngritur flamurin ne Vlore i perkasin intelektualeve Sllaviste qe na qenkerkan pasardhes te Dardaneve.Poshte diktatura e budallenjeve qe po shkojne per b.the e do e hane ne m.the!

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ismeti Met Tironci me banim ne Detroiti

      KY GAMORI HARADINAJ VEÇ TEK RREZIMI I QEVERISE DHE HEQJA E PRESIDENTES E KA MENJEN. DO ME U BO VETE IDIOTI QI IDIOTESINE E KA TLEXUME NE BALL

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trotski

        Te lumte Z.Haradinaj.E vetmja e mire per Kosoven eshte Largimi imediat i Bin Laden Kurtit qe po tregohet nje Don Kishot i vertete.Po punon ne dem te Kosoves me ate "patriotizmin e Tij Folklorik".

        Përgjigjjuni
        1. g
          gezim

          Urgjentisht ky plere duhet shkarkuar sepse Kosova do te izolohet totalisht. Po harite qe te largohet KFOR vendi per 24 ore pushtohet nga Serbia.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje