
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, i cilësoi si “të panevojshme” masat e ndërmarra nga Bashkimi Evropian kundër Kosovës, duke theksuar se ato përcjellin “mesazh të rrezikshëm”.
Blloku evropian kanë paralajmëruar se këtë javë do të shpallin një masash ndaj Prishtinës, për shkak se kjo e fundit, siç ka thënë Brukseli, nuk ka marrë hapa për shtensionimin e situatës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
“Ne mendojmë që masat e tilla janë të panevojshme për shkak se është shumë e rëndësishme që në një situatë të tillë në të cilën ndodhemi, mesazhi t’i dërgohet qartë dhe pa asnjë mundësi për keqkuptim atyre të cilët i kanë krijuar trazirat në pjesën veriore të Kosovës, në katër komunat tona”, tha Gërvalla.
Kryediplomatja kosovare tha se këto vendime të Brukselit po dërgojnë “mesazhe të rrezikshme” në Beograd.
“Personalisht mendoj që mesazhe të tilla janë të rrezikshme sepse mund të krijojnë përshtypjen te presidenti serb [Aleksandar] Vuçiq që mund të vazhdojë me të njëjtën mënyrë, të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe gjithë fqinjët e tjerë që ka rreth e rrotull”, deklaroi Gërvalla më 30 qershor.
Në mesin e masave ndëshkuese pritet të jetë pezullimi i punës të të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). Po ashtu, është paralajmëruar se do të pezullohet financimi i programeve të BE-së, mosmiratimi i projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimi i takimeve në nivele politike.
Zyrtarët evropianë kanë thënë se këto masa “nuk janë marrë me lehtësi” dhe ato mund të hiqen në rast se Kosova ndërmerr hapa drejt shtensionimit të situatës.
Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur që nga fundi i majit. Serbët lokalë po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë, që u zgjodhën më 23 prill, në votimet që u bojkotuan nga popullata serbe.
BE-ja i ka parashtruar disa kërkesa Qeverisë së Kosovës për shtensionimin e situatës. Një prej tyre është shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në veri të vendit; Kurti që t’i tërheqë njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga zonat rreth objekteve komunale, ku gjenden aktualisht; kryetarët e zgjedhur shqiptarë, të punojnë përkohësisht në ndërtesa alternative, e jo në ato komunale dhe rikthimi në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
BE disa here ka paralajmeruar zyrtaret e Kosoves. Ajo nuk tallet. Te ngrin maredheniet deri sa ti Znj.Gervalla , me qeverine , te beni si rekomandojne ato. REFLEKTONI SA NUK ESHTE VONE.
Hë moj Gervalla! Ish mirë përkthyese dhe spiune e policisë në Gjermani, çfarë t'u desh të shkosh dhe të gervallesh me Kurtin dhe Vjosën në Prishtinë? Hajde pra, dilni zot vatanit, gervalluni tani!
PO, ajo tallet me ne, påor nuk do të tallet me Shkininë. Ata, nga një masë kalojnë në tjetrën. Londër, 1913. Ndër popujt më të torturuar edhe institucionalisht nga Averopa
Do të pyesi ca idiote si ty,kurt kërriçi dhe non gratën qe e keni aleat të leshit.
GERMADHA ti e rafshon, deri ne fund Kosoven dhe e ben sic ke trute e tua!
O Goce, leri efektet mdaj Vucicit. Ti mos fli gjum po shiko cfare thote mesazhi per juve. Perendimi duron po ngulmon deri ne fund na ato qe thote.
Rreziku perballet ose shmanget. Albini as i shmanget dhe nuk ka fuqi te perballet. Rene ne depresion nga gjelpera ne burgun serb, eshte cmendur dhe po i bie shkembit me koke. Koken hengert po cfaj ka Kosova qe serbet jane te mencur dhe me kohe kane helmuar Alqinin me semundjen me te vjeter ne lufte qe quhet: kalaja merret nga brenda. Alqini eshte si “kali i Trojes” por hiqet si “karr i ngrehur”.
Kjo ministre eshte nje GERMADHE e ndyre dhe e degjeneruar.