Baze: Kurti injoroi dhjetëra thirrje private të Ramës, donte ta përdorte për shou kundër Perëndimit

30 Qershor 2023, 15:51Rajoni TEMA

Baze: Kurti injoroi dhjetëra thirrje private të Ramës, donte ta

Në kuadër të masave ndëshkuese që pritet t’i komunkojë BE-ja ndaj Kosovës për mos ndërmarrjen e hapave për shtensionim, në media është spekuluar se unioni është duke u përgatitur për një “izolim rajonal” të Kosovës.


I pyetur rreth kësaj çeshtje, publicisti Mero Baze i ka thënë Periskopit se Shqipëria merr në shtator kryesimin e procesit të Berlinit, dhe nuk e merr për të izoluar Kosovën por për ta ndihmuar atë.

Baze thekson se Shqipëria nuk planifikon të hyjë në luftë me perëndimin për shkak të Albin Kurtit, por se beteja e saj është që ta shpëtojë Kosovën nga diskursi antiperëndimor.


“Natyrisht Shqipëria nuk ka ndërmend të hyj në luftë me Bashkimin Evropian dhe SHBA për Albin Kurtin, por patjetër do bëj betejë të shpëtoj Kosovën nga ndryshimi i kursit të saj kundër perëndimit. Dhe këtë do ta bëj duke ruajtur aleancën me perëndimin. Shqipëria I bën dëm Kosovës duke mbështetur kursin antiperëndimor të Albin Kurtit, ashtu sic i bën dëm Kosovës dhe nëse shkëputet vet nga kursi properëndimor për shkak të Albinit. Interesi i Albin Kurtit duhet ndarë nga interesi i Kosovës nga çdo shqiptar që e do Kosovën”, thotë Baze.

Shqipëria nuk duhet trajtuar si babysiter i Albin Kurtit, sa herë që ai qan e grindet për hallet e veta. Shqipëria ka detyrim historik kushtetues dhe politik të mbaj Kosovën me kokën nga Perëndimi

Duke folur për proopozimin e kryeministrit Edi Rama për organizmin e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, publicisti Mero Baze dyshon që kjo mund të gjejë mbështetjen e  kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Sipas Bazes, cdo propozim që vie nga Shqipëria për të rivendosur marrëdheniet me Perëndimin, Kurti përpiqet ta demonizojë Shqipërinë dhe Edi Ramën në listën e armiqëve të Kosovës për nevoja politike të brendshme.

“Për Albin Kurtin cdo rekomandim i Edi Ramës është një gur armiqësie më shumë për të, pasi qëndrimi i Shqipërisë në një gjatësi vale me Perëndimin, i prish atij axhendën personale antiperëndimore dhe i humbet shpresat që Shqipërinë ta manipuloj në anën e gabuar të historisë. Ndaj propozimet e Edi Ramës nuk janë të vlefshme për qeverinë e Kosovës. As ky propozim as projektplani për një draft të Asosacionit që e ka bërë me ekspert amerikan dhe britanik. Ato janë propozime që Shqipëria i bën në kuadrin e vullnetit të mirë për të dëshmuar se shqiptarët janë me Perëndimin dhe jo për të ndihmuar apo dëmtuar Albin Kurtin.

Ky i fundit po përpiqet ta demonizoj Shqipërinë dhe Edi Ramën në listën e armiqëve të Kosovës për nevoja politike të brendëshme. Kjo Edi Ramës nuk i prish ndonjë punë se nuk ka ndërmend të kandidoj në Kosovë sikundër Vetëvendosja në Shqipëri. Edi Ramës dhe Shqipërisë i intereson ajo pjesë e shoqërisë së Kosovës që ka vetëdijen e duhur për të kuptuar se ata kanë vetëm një të ardhme dhe vetëm me Perëndimin.

Cdo rrugë tjetër është shkatërrim. Duhet të jetë e qartë se Shqipëria nuk duhet trajtuar si babysiter i Albin Kurtit, sa herë që ai qan e grindet për hallet e veta. Shqipëria ka detyrim historik kushtetues dhe politik të mbaj Kosovën me kokën nga Perëndimi. Çdo gjë tjetër është antishqiptare”, ka theksuar Baze.

Një javë para anulimit të mbledhjes së përbashkët të qeverive, Albin Kurti nuk i është përgjigjur asnjë thirrje të Edi Ramës, as privatisht as në mënyrë protokollare.

Publicisti Mero Baze ka komentuar edhe anulimin e mbledhjes së dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe raportin aktual që kanë të dyja vendet. Baze ka fajësuar kryeministrin e Kosovës për dështimin e kësaj mbledhjeje duke thënë se ai ka injoruar  në mënyrë të përseritur të gjitha thirrjet e mesazhet e kryeministrit Rama, duke provokuar kështu dështimin e mbledhjes së përbashkuar.

“Ajo është një ngjarje e provokuar në mënyrë të ulët nga Albin Kurti. Për gati një javë para mbledhjes ai nuk i është përgjigjur asnjë thirrje telefonike dhe asnjë mesazhi të Edi Ramës. As në kontakt personal privat as në rrugë protokollare. Deri dy ditë para Edi Rama nuk kishte asnjë përgjigje a duhet të shkonte në Gjakovë apo jo.

Vetëm kur i çoi për herë të dhjetë mesazh, dhe e paralajmëroi se nuk ka ndërmend të vij për shëtitje në Gjakovë, por mund të vinte vet me Ministrin e Mbrojtjes dhe Ministrin e Jashtëm për ti përcjell Kurtit shqetësimin e Perëndimit për atë situatë, Kurti u përgjigj se nuk ishte i mirëpritur për takim kokë më kokë por për mbledhje qeverie. Pastaj nëse do pas mbledhjes bëjmë dhe takim. Pra ai donte ta përdorte Edi Ramën për shou kundër Perëndimit si aleat të tij kundër perëndimit dhe jo si interlokutor të Perëndimit.

Në këto kushte mos komunikimi total dhe përpjekje për të përdorur Shqipërinë si aleate kundër Perëndimit Edi Rama zgjodhi të anuloj mbledhjen butaforike të Gjakovës, dhe të mos bëhet vegël e Albin Kurtit në betejën kundër Perëndimit. Albin Kurti ka bërë përpjekje serioze për të krijuar armiqësi me kryeministrin e Shqipërisë, sipas parimit ose aleat me mua kundër Perëndimit ose armiku im. Dhe normal jemi tek ky versioni i dytë. Por mendoj se është më mirë të jesh armik i Albin Kurti dhe aleat i Kosovës me Perëndimin se sa e kundërta. Për të kundërtën ka plot kandidatë. E para është Rusia e deri në fund Serbia”, tha Baze./Periskopi/

29 Komente

  1. D
    Dakord

    Të lumtë zoti Baze, të lumtë mendja dhe patriotizmi prej shqiptari të mirë.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord lepiresi

      O Dakord!!!!! Sa i lire (cheap) je; dmth sa lire shitesh!!! Ose je garde e vjeter komuniste a bir i tyre!!! Merua atdhetaaaaaaaaar!!!!! O pikaaaaa!!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arjan

        DAKORD SADO TE LEHI MERO GELBAZA DHE PADRONI I TIJ PSIKOPAT ,KURTI ESHTE NE DREJTIMIN E DUHUR.QENTE LE TE LEHIN KARVANI SHKON PERPARA.MIKU I VUCICIT I BREGOVICIT APO I SINISA MIHAJLOVICIT NUK MUND TE HIQET KOSMOPOLITAN KUR BIE FJALA PËR KOSOVEN.AJO ESHTE ZEMRA E SHQIPERISE DHE NUK ESHTE PËR SHITJE.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironsi

          Kurti ju ka shplare trurin, VV.eshte kthyer ne nje organizate neofashiste mjafton te shohesh reagimin qe bejne ndaj Edi Rames liderit me modern i shqiperise ne 100 vite

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hjaduti i Surrelit

            Rama eshte nje spiun i Serbise dhe azgje tjeter , por eshte spiun halabak, qe e kuptojne te gjithe ne punen anti shqiptare qe ben ne favor te Serbise

            Përgjigjjuni
      2. P
        Pilo Lala

        Albini dhe Vjosa jane te dy njerez cinik, duan ti imponojne Kosoves fodullekun, pazevendueshmerine e tyre, nje taktike qe luhet me popullin e Kosoves. Ata urrejne me shume Edi Ramen, se Vucicin. Vetem Edi Rama e shpeton Kosoven nga humnera qe po e con Albin Kurti.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arjan

          PIRO KE TE DREJTE SHQIPTARET E KOSOVES E URREJNE ME SHUME RAHMUTIN SE VUCICIN SEPSE TRADHTARI NUK FALET.

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xyxyxy

            Po tani qe perendimi po i ben bllokade kosoves, nga Rama e ka? O te verber, per kosoven perendimi eshte drejtimi i vetem, e vetmja shprese per ekzistence. Amerika e krijoi dhe e mbeshtet po, nese kosova merr drejtim tjeter, ajo te perplas ne toke.

            Përgjigjjuni
            1. A
              ABC

              Kosovarët e dine me mire se ne se çfarë është tradhtia. Gjatë luftës kishin me shumë tradhtar se sa luftëtar, po ti aq di aq thua o bole. Tani disa prej këtyre tradhtarëve ju ka ardhur koha te qeverisin.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Na mbyten bolet

                Arjan je superkar.O gomar noterik sa do te drejte te kete Kurt karri nuk ka byth kur tjetri te imponohet dhe kur ai eshte qe te ka krijuar.Patriotizmi svlen ne kete rast kur del kundra te gjitheve sepse ske byth kupton apo jo o bole?Ti je nje patetik loqe qe nuk e di se ceshte te jesh vetem kur ske asnje mbeshtetje pavarsisht se je ne te drejten tende.

                Përgjigjjuni
              2. K
                Kur bo dhe laluci si cub

                I njef ti o llaxore Lushnje???

                Përgjigjjuni
              3. Al bin Kurd ftyra tipike me e keqe.Poshtersi e gjalle pleher pa dinjitet.Lamash si krejt te njejtet e tij.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kosove

                  E para është Serbia, per Edin dhe per ty Baze. Koha do te ju demantoj shume shpejt!

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Ilir Yzeiri

                    Ymer ktheji eurot Safet Gjicit atë bëj.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Trotski

                      Respekte Z.Baze ! Me keqardhje verejme se te gjitha mesazhet qofte nga Z.Rama ,qofte nga analiste Patriote ,shkojne ne veshin e Shurdhet te Bin Laden Kurtit..Ky lloj Delenxhiu Aventurier po ngulmon ne rruge te Gabuar per Kosoven dhe çeshtjen Shqiptare ne Teresi.Duhet qe populli i Kosoves te kuptoje se Perpjekjet anti-Perendimore dhe Anti-Amerikane te Bin Laden Kurtit po e groposin Kosoven

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Duda

                        Albin Kurti kerkon te rrembej autoritetin e Kosoves te vendosur nga nderkombetaret duke u paraqitur si "patriot i flakt !! " nje lloj Ballisti si ne kohen e Luftes Nacional Clirimtare, qe skishte byth te luftonte dhe perdorte retoriken patriotike te Shqiperise se madhe ! Ai shitet perpara shqiptareve sikur mbron interesat kombetare , dhe nuk kupton qe interesat e nderkombetareve amerikaneve dhe europianeve perputhen me interesat tona ! Kosova si edhe Shqiperia nuk kane asnji grime potence ekonomike politike dhe ushtarake qe te tregohet anti nderkombetare , duke ndjekur nje rruge pa krye dhe pa autoritetin e amerikaneve dhe europianeve!

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          HKL

                          Mero, tu mavijos gjuha or mavri duke lëpirë bythën Ramës, jeni thjeshtë rracë muti pa bosht kurrizor. Rama pas 1 shekulli pavarsie fali detë Greqisë mor mutë, kur merni ne gojë emrin e Kurtit duhet te shpërlani gojën or qelbësira. Ju dhjefsha surratin.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mondi

                            Detin greqise ia fali rraca jote e bythqireve te shpellave.E ke me firma e me vula.Sa per bazen nuk i afrohesh tek maja e carit letyre injorance qe qelbesh nje muaj larg.I lexon shkrimet e bazes se e di shume mire qe thote te verteten.Ti dhe funderrinat ketej dhe andej kufirit.Gishtin e mesit do ju japin shqiptaret e ndershem dhe amerika.Bishtin nder shale e futni ashtu si e ka futur kurva vicidolit.

                            Përgjigjjuni
                          2. L
                            Landi

                            Sikurse astai yt i korruptuar Ed Rama deshte me e perdor Albinin per te fitu pike per veten e vet Mero.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Eni

                              Aleat me Vucic

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dardani

                                Oj gazetë leshi, a e kuptoni ju që perëndimi njef realitetin që krijohet në teren. Mbas luftës, sërbët i larguan shumicën e shqiptarëve nga veriu duke ju djegur shtëpitë dhe përverësuar gjithçka shqiptare, ndërsa perendimi e njohu këte realitet dhe gjithmonë kërkonte që të mirret si pikë referente. Andaj open the fucking eyes e mos bëni tërë kohën bla-bla!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. Y
                                  Ymeri Sekretaresha e Ramos

                                  Sa idjot kurti…10 thirrje dhe Nuk pergjigjet

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Detari

                                    M. Bazja është thjesht një bythëlëpirës. Dhe në rastin më të mirë një mediokër. Mjerisht, i pavlerë. Ka nevojë për një kurs Drejtshkrimi të Shqipes Standarde(në dhjetë fjali- njëzet gabime ortografike...). Ajme!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      KATUNDARI PA SHKOLLE

                                      Amerika dhe Bashkimi Europian deshtoi ne menyren me te paimagjinushme perpara Serbise .Nese Serbia u mund ne vitin 1999 nga goditjet Amerikane dhe nga UCK Serbia i mposhti me politike .Kjo do te thote se politika Serbe eshte politike afat gjate dhe jo politike e castità.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Rod

                                        Detar, bythlepiresi I grekut per 300 euro, cte ha menderja apo ste rrihet pa e krujt me gjethe fiku .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Baca

                                          Ore syhire, C’do me Kosove ti antiimperialist, Apo do te jesh ne nje tango me shalokun Filozof Albini eshte zot i popullit te vete Serbia e mbyllur do shpetim me ballkan te hapur Shaloku- Kale troje ka dale bllof Socialistet ta shporrin ne sekonde

                                          Përgjigjjuni
                                          1. p
                                            paloka

                                            O bythëlëpirësit e Saliut. Mos lëpini shumë se do ju sëmurët llapa.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. J
                                              Jet-666

                                              Rama më mirë të lidhi penevrekët fort e të shpëtojë shqiptarët nga mjerimi ku i ka futur .Të rinjtë po ikin dita ditës dhe ata që kanë ngelur mendojnë si të ikin që nga bangat e shkollës. Pensionistët kanë 8 vjet që nuk u rritet pensioni . Të papunët e të pastrehët e ata me të ardhura të pakta janē pa mbështetjen sociale të shtetit. Këto janë pjesa më e madhe e shqiptarëve. Me këtë duhet të meret Rama ,...të rregullojē shtëpinë e vet , e jo me shtëpinē e të tjerëve.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. e
                                                emigranti

                                                Mero je nje manipulator ordiner ne sherbim te Rames. Eshte komplet e kunderta. Ishte Rama ai qe pa vene ne dijeni Kurtin me pare, doli ne televizion me deklarata ku tregonte per anullimin e mbeledhjes se perbashket te te dy qeverive vetem nje dite para duke kerkuar takim koke me koke me te ku mund te ishin edhe ndonje minister tjeter (?). Keto ndryshime te papritura te axhendave qeveritare vetem nje i krisur i ben, por Rama ka edhe paturpesine te kaloje ne " kritika " duke mos e vrare mendjen per pasojat e mevonshme te veprimit, mjafton qe te mbeten te kenaqur nderkombetaret. Pas ketyre veprimeve Rama filloi me telefonatat me Kurtin, si me thene " me coi Nena me la gojen ". O Mero, mire Rama, po ti te pakten qe nuk le fjale ofenduese pa thene ndaj Albin Kurtit lidhur me Ballkanin e Hapur, ne vend qe ti kerkoni falje atij keni paturpesine te thoni qe tani ti futemi me koke punes per Procesin e Berlinit, nderkohe qe kur Kurti kerkonte pikerisht kete ju nuk late fjale pa thene kundrejt tij, duke i bere keshtu qefin Vucicit.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje

                                                Blog Tema