INTERVISTA/ Mero Baze: Opozita të mos fërkojë duart kur gabon Albin Kurti, duhet ta rrëzojnë me çdo çmim

30 Qershor 2023, 15:45Rajoni TEMA

INTERVISTA/ Mero Baze: Opozita të mos fërkojë duart kur gabon
Publicisti Mero Baze, thotë se opozita në Kosovë nuk duhet “të fërkojë duart dhe të krekoset për gabimet e Albin Kurtit”, por se duhet të bashkohet urgjentisht për ruajtjen e marrëdhenieve me perëndimin.


Ne nje interviste per Periskopin, Baze thotë se  kursi nacionalist i Albin Kurti mund të krijojë fanatikë trushpërlarë  por nuk krijon asnjëherë siguri për vendin.

Analisti ka përmendur opozitën serbe në kohën e ish presidentit serb Slobodan Millosheviq, duke thënë se opozita e atehershme nuk ndërmorri asnjë hap për të kundërshtuar politikat fashiste të tij, pikërisht duke iu “frikësuar” mbështetjes së tij popullore.


“Në këto pozita ka qenë opozita serbe në vitet 90. Kompleksi i tyre se Miloshevici bëhej popullor po qe se ata kundërshtonin politiken shtypëse në Kosovë i delegjitimoi ata dhe i bëri të papërfillshëm. Sot opozita e Kosovës ka nevojë urgjente të unifikohen rreth një qëndrimi jo rreth një koalicioni.

Dhe qëndrimi duhet të jetë aleanca properëndimore e Kosovës. Jam i dëshpëruar fjala vjen që nismën e Ramush Haradinaj për rrëzimin e qeverisë nuk e mbështesin duke bërë secili llogarit e veta. Unë nuk jam një adhurues i Haradinaj, por ai ka pasur qëndrime tepër korrekte ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe ndaj situatës tani”, shprehet Baze për Periskopin.

“Opozita e Kosovës nuk duhet të bëj sikur është dhe ajo nacionaliste meqë është Kurti i tillë. Populizmi i Kurtit duhet vrarë me guxim duke bërë të kundërtën dhe jo duke bërë më keq se ai. Ata duhet të bëjnë betejë me çdo çmim për ta rrëzuar qeverinë antiperëndimore të Kosovës dhe sikur të dështojnë disa herë.

Ata duhet ti provojnë Perëndimit se Kosova nuk është kundër tyre. Duke mos vepruar, ata krijojnë idenë e gabuar se Kosova është kundër Perëndimit dhe pro Albinit. Ata duhet të lënë mënjan interesat e vogla, krekosjet dhe fërkimin e duarve për gabimet e Kurtit Duhet urgjent të bashkohen vetëm në një pikë për të ruajtur aleancën e Perëndimit me Kosovën dhe të rrëzojnë një orë e më parë qeverinë Kurti. Ta provojnë disa herë pa u dëshpëruar”, thotë tutje publicisti.

Tutje Baze mendon se shqiptarët në Kosovë nuk adhurojnë një njeri që po përpiqet t’u mbushë mendjen se armiku i tyre është Perëndimi.

Ai thotë se është diçka më e keqe se kaq dhe e shpjegon kështu:

“Albin Kurti po shfrytëzon kontingjentet antiperëndimore të gatshme në Kosovë që lidhen dhe me islamin politik apo me ish jugosllavët e vjetër ne pushtet dhe po na i paketon si mbështetës të tij patriot. Kjo është dhe diferenca e thellë e një lideri antiamerikan në Kosovë me një lider antiamerikan në Shqipëri.

Një lider antiamerikan në Shqipëri si Sali Berisha sot, apo Enver Hoxha dje, kanë fanatikët e tyre të interesuar për pushtet, dhe janë të zemëruar me SHBA për shkak të pushtetit. Por me ikjen e atij lideri nuk janë më antiamerikanë. Më 1990 Shqipëria dukej vendi më antiamerikan në botë dhe më 1991 më proamerikani në botë.

Dhe PD e Berishës sot duket më antiamerikane në botë, por me ikjen e Berishës rikthehet proamerikane. Është çështje individi. Në Kosovë nuk është Kurti që po bën shoqërinë antiamerikane, por plot segmente antiamerikane të shoqërisë që po I bashkëngjiten Kurtit, pasi e shikojnë si njeriun e duhur për axhendat e tyre. Dhe ky është rrezik serioz”. /Periskopi/

12 Komente

  1. T
    Trotski

    Kosovaret duhet te Ndergjegjesohen se me Bin Laden Kurti do te shkojne drejt Gremines.Anti-Amerikanizmi i Tij eshte Marrezi dhe shkaterrim per Kosoven.Harruat Ju te nderuar Kosovare se Lirine dhe pavarsine ua dhuroi SHBA dhe BE.Mos u tregoni Mosmirenjohes .Ejani ne Din sa ma pare se kur ta marre Ferra Uraten Do Te jete Shume Vone

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sk . Beu.

      Nuk asht Amerika e Busheve o byrazer. Ka luajtur dhe ajo. Sic luajti me Afganet, Irakenet, libianet, Sirianet etj. Ata qe na ndihmuan nuk jane me. Keta qe jane , i terheq per hundesh Xh. Sorra.

      Përgjigjjuni
    2. I
      I Madhi Morricone

      Me duket sikur foli thaci dhe I ra tavolines me grushta ramush haradinaj.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dibra

        “Albin Kurti po shfrytëzon kontingjentet antiperëndimore të gatshme në Kosovë që lidhen dhe me islamin politik apo me ish jugosllavët e vjetër ne pushtet dhe po na i paketon si mbështetës të tij patriot. Kjo është dhe diferenca e thellë e një lideri antiamerikan në Kosovë me një lider antiamerikan në Shqipëri." Fix. Islami politik dhe ish komunistet e vjeter ala berishiano- slavo-albanes jane viruse anti kombetare te degjeneruar qe nuk kuptojne se Shqiperia dhe kosova nuk mund te bejne asnje hap perpara ! Keta jane kundershtar kapricioz- te korruptuar tek ruset slavet anti amerikane!

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cac Agneli, Maamuthi i pendum i korrupsionit

          Opozita e kosoves eshte e vdek Mero. Esh nje tuf moramansh te marum qe nuk ngren dot brekt e veta jo te rrzojne qeverine e Albinit. E vota e popllit Albinin jo opozita e pjerdhme.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Ton

            Albini nuk rrezohet sepse eshte shembulli vetem I moskorruptueshmerise ke nje politikan Shqiptar...te tjeret I kemi hajdiute te dhjere.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emigranti

              Bravo Mero i ke rene pikes , edhe opozita eshte me keq se qeveria e presidentja e Kosoves ,dyshja Kurti Osmani drejtohen nga dyshja po anti Amerikane Berisha -Meta ,mir zagaret e dyshes Kosovare rine mbas bythe ketyre ,po populli pse nuk ngrihet ta zhduki kete dyshe anti Amerikane ne Kosove ,duhet urgjent sa nuk eshte vone ,se si po shkon puna Serbet do ti keni se shpejti ne Kosove ,dhe me e keqja do jete se Shqiptaret nuk ju hapin shtepite më,per urejtjen qe tregoni per Shqiptaret ,

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sk. Beu.

                Na rrofsh per vere, se ne Dimer na zen zjarmin. Ti antiamerikanet gjysem shek, i quan amerikane dhe e kunderta proamerikanet e 80 viteve na i quan antiamerikane. Mblidhni mendjen o tru thartuar.

                Përgjigjjuni
              2. D
                Dyri

                Albin kurti eshte aventurier ne mos kur te tjeret luftonin me uck ai ishte ne burg dhe gabimisht ka ngrene ndonje luge corbe serbe e do e vjelle deri sa ti vije ngordhja

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sapa

                  Kurti mund te kete shume te keqija por nuk eshte i korruptuar si politiqenerit e memedheut shqiperi!

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vesalius.

                    Kalifaja.O Merum nuk e rrezon dot Everestin me pacavuren tende.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sk. Beu.

                      Mjer ata Shqiptare qe lexojne pacavuret e Merhumit te Temes. Nje delirant, qe asnje gazetar nuk ia merr selamin; se edhe burrnia e tij ka care ferrat qe kur e rrihnin Socialista nga do qe Berisha e kishte vene te kandidoje si Deputet.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje