Shpalli grupe terroriste 2 organizatat serbe në veri, Mbretëria e Bashkuar shuplakë Kurtit: Nuk u konsultua për vendimin

30 Qershor 2023, 13:38Rajoni TEMA

Shpalli grupe terroriste 2 organizatat serbe në veri, Mbretëria e

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar tha sot se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Londrën sa i përket shpalljes së dy formacioneve ilegale në veri si organizata terroriste. Në një përgjigje me shkrim për Paparacin të premten, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar tha se “nuk ishte konsultuar” për vendimin e qeverisë.

“Mbretëria e Bashkuar nuk ishte e konsultuar [për vendimin]”, tha shkurt një zëdhënës i Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

Zyra për shtyp e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, ka thënë për Klankosova se vendimi është marrë pa koordinim me Gjermaninë.Madje thuhet se as Ambasada gjermane nuk është informuar për këtë veprim të qeverisë paraprakisht.

“Vendimi nuk është koordinuar as me Gjermaninë, madje as nuk është informuar qeveria gjermane nga autoritetet kosovare për këtë veprim paraprakisht”.Në përgjigje thuhet po ashtu se duke qenë dëshmitarë të krizës aktuale në komunat veriore të vendit, “një koordinim i afërt me partnerët ndërkombëtarë do të kishte qenë i dobishëm”.

“Është e rëndësishme që çdo vendim i këtij lloji duhet të respektojë ligjet përkatëse dhe parimin e proporcionalitetit. Ritheksojmë thirrjen tonë për Qeverinë e Kosovës që të përmbahet nga çdo veprim i njëanshëm që mund të përshkallëzojë më tej situatën në komunat veriore”, ka theksuar Zyra për Shtyp e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.

8 Komente

  1. R
    Roberto

    A e shikoni qe Albinin nuk e "sulmon"vetem Rama por nje komunitet i tere nderkombetar apo dhe ata jane ne sherbim te Rames??? Si ka akoma njerez qe mendojne qe Albini qenka qendrestar,trim dhe i vendosur por e kam thene qe Albin Kurti eshte DHI e zgjebosur dhe bishtin perpjete.Nuk degjon njeri dhe do ti dale e vetja qe te njihet ai si udheheqes legjendar i Kosoves se per Shqiperine i ha mutin tre here ne dite dhe nuk ka fytyre te mendoje gjera te tilla se nuk kemi vdekur ne qe te shkojme me mendjet e ndyra te Saliut dhe Agush Metaj te cilet e futen ne loje Vetvendosjen qe nga protestat e studenteve dhe kandidimit ne zgjedhjet parlamentare.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Albini dhe Vjosa jane njerez cinik, kane mllefe, jane ne aleance me Sali Berishen dhe Ilir meten, dy njerezit me antiamerikan ne Ballkan. Rruga qe jane futur eshte te shkaterrojne marrdhenjet me Ameriken, ta lene Kosoven ne lufte te perjetshme, pa shtet, pa viza, pa investime. Kosova po behet Palestina e Ballkanit, kurre nuk do behet shtet, per sa kohe jane keta te dy ne krye.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tetovari

      Le teshkojn ne te sëmës edhe ata tjeret bshk me ju bollmë na keni çajt trapin, mos ashtu mos kështu hip se te vrava zbrit se te vrava game is over.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond vlonjati

        Por perderisa ato grupe jane formacione Ilegale te armatosura, natyrisht qe jane grupe terroriste, se perndryshe cfare jane ato , "organizata bamiresie" lol ? kurti ka plotesisht te drejte dhe ato grupe duhen c'armatosur dhe te procedohen penalisht ,

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

          Mire e ke Mond . ............... Tamam si strukturat e armatosura te Xhelalit.

          Përgjigjjuni
        2. t
          tru prej muti nte thate

          Nje katundar i lig,islamik,qe po cfaqet me diagnozen e cmendurise se madheshtise ne menyren me te agravuar.

          Përgjigjjuni
          1. p
            pse kur Anglia merr vendime pyet Kurtin keshtu !

            Nji Shashke e tille Varbale nga Anglia , tenton te injoroje Legjimitetin e Shtetit Kosovare dhe pamvaresise se tij dhe eshte totalishte Absurd ! Kosova nuk eshte Koloni e askujt dhe si vend Sovran zbaton Kushtetuten e vendit te vet . Cdo te thote perseri kjo nderhyrje Arrogante prej Te Forti ? Anglizeve ja njohim mire surratin ne shqiptaret Historikishte ka qen kunder nji Kombit Shqptare dhe kryesori qe Coptoj Kombin Shqiptare duke krijuar Shtet te paqena si Greqia etj .

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pol Lici

              Po keto dy organizata a e lajmerojne Gjermanine apo Mbreterine e Bashkuar kur ndermarrin sulme ne territorin e Kosoves?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje