
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë me një propozim të ri prej 8 pikash për de-përshkallëzimin e situatës në veri të vendit.
Përmes një videoje në Facebook, Kurti ka parashtruar 4 pika të cilat Kosova është e gatshme t’i ndërmarrë për shtensionimin e situatës. Nga ana tjetër ai caktuar edhe 4 pikat që pret të zbatohen nga Serbia për të bërë të mundur uljen e tensioneve.
Ai shkruan se 8 pikat ia ka parashtruar edhe kryediplomatit të BE-së Josep Borrell duke i theksuar se është i gatshëm për t’u angazhuar në gjetjen e një zgjidhje.
Postimi i Kurtit:
Dëshiroj t'ju drejtohem të gjithëve në përgjigje të ngjarjeve në veri të Kosovës dhe diskutimeve më të fundit se si t'i qasemi de-eskalimit. Në takimin tonë të fundit në Bruksel, para një jave, në përgjigje të një tryeze që propozonte hapa de-eskalimi nga z. Josep Borrell, Zëvendës President i Komisionit Evropian dhe Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, bëra propozimin e mëposhtëm me hapa konkretë se çfarë është e gatshme të bëjë Kosova dhe çfarë presim nga Serbia në këmbim.
Republika e Kosovës është e gatshme të kontribuojë në de-eskalim. Ne besojmë se duhet të ndërmerren veprime urgjente drejt këtij qëllimi dhe jemi të etur dhe të gatshëm të angazhohemi për hapa konkretë që mbështesin qëllimet e de-eskalimit dhe stabilitetit në rajon.
Më konkretisht, hapat që ne i konsiderojmë të nevojshëm dhe jemi të gatshëm të angazhohemi janë si në vijim:
1) Reduktimi i pranisë së Policisë së Kosovës në ndërtesat komunale dhe rrethina e tyre, gradualisht dhe proporcionalisht me reduktimin e dhunës;
2) Qasja e plotë në proceset gjyqësore të kryesve të dhunës, dhe monitorimi i proceseve, nga ana e EULEX-it dhe OJQ-ve të interesuara të të drejtave të njeriut;
3) Zgjedhje të parakohshme aktivizohen në katër komunat veriore nga një peticion për tërheqje i përkrahur nga të paktën 20 përqind të elektoratit, siç parashihet në legjislacionin e Kosovës. Pas konfirmimit që janë përmbushur kërkesat për tërheqje, data e zgjedhjeve shpallet nga Presidentja;
4) Katër kryetarët e komunave në fjalë do të udhëzohen që t’ua dorëzojnë autoritetin e tyre kryetarëve të rinj të komunave pas certifikimit nga KQZ-ja në përputhje me legjislacionin e Kosovës.
Ndërkohë nga Serbia presim si në vijim:
1) Tërheqja e protestuesve të dhunshëm nga ndërtesat komunale dhe rrethina e tyre;
2) Zotimi për bashkëpunim në paraburgimin dhe procedimin gjyqësor të kryesve nga ana e Kosovës, me monitorim nga ana e EULEX-it dhe garanci të plota për gjykim të drejtë;
3) Reduktimi i gatishmërisë së forcave të armatosura në nivel të ulët, asnjë lëvizje e re e trupave, heqja e 48 Bazave të Përparme Operative që ndodhen përgjatë kufirit.
4) Serbia të mos pengojë apo ndërhyjë në të drejtën e qytetarëve të përkatësisë serbe të Kosovës dhe të gjitha partive politike për të marrë pjesë lirshëm, pa asnjë frikësim, detyrim apo ndikim korruptiv, në procesin e zgjedhjeve lokale të Kosovës.
Të dyja palët, Kosova dhe Serbia, zotohen të respektojnë plotësisht rregullat e Tregut të Përbashkët Rajonal të Procesit të Berlinit dhe pajtueshmërinë me acquis të BE-së për tregtinë e lirë rajonale sipas marrëveshjeve të bëra.
Si përfundim, ne dëshirojmë të ritheksojmë angazhimin tonë për një dialog intensiv për një zbatim të plotë, të pakushtëzuar, me sekuencë të balancuar e korrekte, të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Implementimit të saj.
De-eskalimi i situatës dhe normalizimi i marrëdhënieve është i realizueshëm, keni gatishmërinë dhe vullnetin tim.
Vazhdon me idiotsi
Ky eshte aq cinik, sa ti caktoj vetes 4 pika , i cakton edhe Serbise 4 pika qe duhet te permbush. Me keto pika, i lehteson punen Vucicit, boll te zbatoje detyrat e Albinit dhe cdo gje zgjidhet. Ky Don Kishot i Shekullit, i papranueshem per te gjithe Europen dhe Ameriken, i neveritshem.
Vazhdon me idiotsira
Plot plane me plot pika...
Thuaj hapur qe je spiun rus dhe mos merr ne qafe Kosove o idjot.
E PO TI JE ZEUSI QE LESHON RRUFETE !!!!!!
Vazhdo o Tea vazhdon se idioti dhe shejtan budallai Kurti mbledh ide dhe propozime nga te tjeret pasi nuk do ti pranoje ato dhe nxjerr tani ca pika qe te njihet propozimi i tij dhe i asnje tjetri keshtu qe Albini ishte "ideatori" kryesor qe zgjidh ceshtjen midis Kosoves dhe Serbise. Komplet koqe kandari.
Duket si nje plan diletant, por ne thelb eshte plan i ardhur nga zyrat e Beogradit, qe ka dy qellime. Qellimi i pare eshte qe Kurti te duket planprishes dhe se dyti Kurti te duket kokefort idjot. Keto qe them i mbeshtese ne mungesen e llogjikes ne kete plan. Kurti po te ishte ai qe seshte do e niste nga propozimet qe ka bere Evropa. Propozimi i pare qe beri Evropa ishte qe "te zgjedhurit" te funksiononin si "keshilltare" te Kurtit...Pra ata mos te dilokoheshin ne zyrat ku jane te disllokuar. Kjo do eliminonte edhe grumbullimin e serbeve dhe dhunen. Pra sikur Kurti ta niste nga ky sugjerim, do eliminoheshin tere pikat qe propozon Kurti. -Nuk do kish me protestues serbe ne komunat ku komandojne shqiptaret me 10 votues dhe nuk do kish me nevoje per grumbullim policie ne keto komuna. Po ashtu eliminohet edhe udhezimi qe Kurti do u jape "te zgjedhurve" per te bere zgjedhje te tjera. Praktikisht po te nisesh nga propozimet evropiane, Kurti nuk kish nevoje fare te bente propozime. Per te mos u zgjatur shume dua vetem te theksoj se edhe pika e dyte per Kurtin qe te lejoje serbet te mbrohen nga liria, tingellon si cinizem me Serbine dhe "tallje bythe" me perendimin qe nderhyne per lirimin e policeve. Pak eshte thene ne shtypin tone, por justifikimi i Vuciqit ishte pak a shume si ky qe kerkon Kurti pra: mbrojtja e te burgosrve serbe ne Kosove ne liri, njelloj si beri Vuciqi me policet qe u dha te drejte te mbrohen ne liri, megjithese u shpallen fajtore...Pra Kurti tregohet cingun dhe idjot qe para interesave te Kosoves, ve "talljen e bythes" me vendimin e Serbise qe "liroi " policet sipas udhezimeve te perendimit. Pra ai "tall bythen"si me perendimin ashtu edhe me Ramen...Ky propozim i Kurtit na kujton teorine e tij te famshme te reciprocitetit ku ai humbi dhe pushtetin kur Gernel e rrezoi nga pushteti. Mund te vazhdoj shume gjate duke komentuar kete plan te perbashket te Kurtit dhe Vuciqit, por nuk dua ta teperoj. Si perfundim them se ky plan eshte nje karshillek qe i ben edhe Amerikes dhe po i tregon se "tangua e vdekjes" qe ai luan me Vuciqin e ka emrin reciprocitet dhe ka rregjizore rus qe nuk jane per qetesi por per rrumpalle ne Ballkan dhe Evrope....Me kaq po e mbyll...
Temperamenti i veshtire i Kurtit e ben ate qe ti beje propozimet ne kohen e gabuar. Te zhveshura nga konteksti kohor ato jane propozime te mira, por zhvillimet e koheve te fundit dhe perceptimi qe kane krijuar tashme per administraten Kurti gjithe fuqite e perendimit i ben keto propozime te duken perseri jashte realitetit dhe bonsensit te aleateve. Uroj qe vec te keqijave qe dukshem po i sjell Kosoves, kjo eksperience te kete edhe ndonje ane te mire, te pakten te nxirren mesime.