Kosova shpall grupe terroriste dy organizata serbe në veri, Zveçla: Kemi prova që kanë kryer sulme në Veri

29 Qershor 2023, 13:00Rajoni TEMA

Kosova shpall grupe terroriste dy organizata serbe në veri, Zveçla:

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë sqaroi vendimin e marrë për të shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), që veprojnë në Veri.

Zveçla tha se policia ka informacione të sakta se këto organizata kanë kryer sulme terroriste në Veri të Kosovës. “Këto grupe kanë si qëllim të cenojnë sigurinë publike të Kosovës”, tha Zveçla.

Sveçla ka renditur edhe disa nga ngjarjet që kanë ndodhur në veri, e që sipas tij ndërlidhen me këto organizata.

“Duke u thirrur në analizat dhe vlerësimet e sigurisë  e institucioneve tona jemi informuar që terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm vendor është prezent në pjesën veriore të Mitrovicës

. Kemi informacione të sakta që grupet që tashmë janë identifikuar nga institucionet tona, kanë kryer akte të shumta terroriste ne pjesën veriore të vendit tonë, si sulmi ndaj zyrtarëve, Zyrës së KQZ-së në veri të vendit në dhjetor 2022, sulmet e armatosura ndaj zyrtarëve të PK-së, pjesëtareve të KFOR-it dhe EULEX-it.

Djegia e veturave me targa legale RKS, sulme dhe kanosje ndaj kundërshtareve politik dhe qytetarëve me qëllim të pengimit të tyre për të marr pjesë në zgjedhje.

Trafikimi  dhe posedimi i armatimit me qëllim të kryerjes së sulmeve terroriste ndaj institucioneve të Kosovës, Sulme ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediave, zjarrvënie ndaj pronave  publike dhe private si dhe sulm ndaj objektit te komunës së Mitrovicës së Veriut me granat dore”, ka thënë ai.

2 Komente

  1. a
    arrifi

    Nuk e kane idene sa insekte te vogla jane keta politikanet e kosoves .Uroj te ike KFOR vetem 1 jave dhe tja u shikojme trimerine ketyre koqevareve.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Boletini

      Muzhik Rriqe. Shkruaj me mire serbisht ose rusisht.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje