
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pretenduar se policët e Kosovës i ka drejtuar armët djalit të tij Danillos, i cili mori pjesë në festën e Vidovdanit në Graçanicë.
Përmes një reagimi në Instagram, Vuçiç shkruan se ata i kanë kërkuar që ai të hiqte me çdo kusht bluzën me mesazhin “Dorëzimi nuk është opsion”, gjë që ai nuk e bëri.
“Vetëm tani mora vesh se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Herën e fundit që ndaluan Danillon, jo larg Podujevës, policia shqiptare i kërkoi me çdo kusht të hiqte bluzën ku shkruhej “Dorëzimi nuk është opsion”.
Danillo nuk ka pranuar dhe më pas i kanë drejtuar armët dhe e kanë pyetur – “Emri i babait?” Ai u përgjigj: “Aleksandar! Ky është babai im dhe presidenti yt!”. Bluza e tij nuk ishte hequr, fytyra e tij nuk ishte njollosur. Dorëzimi nuk është një opsion”, ka shkruar Vuçiçi.
Policia e Kosovës ndaloi dje djalin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Danilo dhe i hoqi bluzën me mbishkrimin “dorëzimi nuk është mundësi”, të cilën e shfaqi në festën e Vidovanit në Graçanicë.

Histori tipike t'fortesh ballkani.Hiqe bluzen,se heq bluzen.V.K. me nje fjale,çfare diskutojne dhe kete e bejne problem nderkombetar.
Albini dhe Vucic jane ne sinkron perfekt me njeri-tjeterin. Ja ben mmmmmmuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu qe Vucic i ka thene Albinit po ta coj cunin per pak show se me duhen piket ne Beograd, ti boj si i forte dhe ndaloje per nje kontroll qe te marresh edhe ti ca pike ne Prishtine. Na e ka mesu Sali Berisha se si funksionon shkolla e UDB-se, dhe tani Albinin e nuhasim prej 400 km larg.
Nje hero I vertet. Rrofte Serbia, Rrofte Albanija, rrofte Ballkani I hapur...rtofte Edi Ramaja