
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar vizitën e djalit të tij që e ka bërë këtë të mërkure me rastin e Vidovdanit, i cili kishte të veshur një bluzë me mbishkrimin “dorëzimi nuk është opsion”.
Vuçiç ka thënë se mbishkrimi që ka pasur i biri i tij në bluzë, është diçka që e mendojnë të gjithë serbët.
“Më lejoni t’ju lehtësojë punën derisa është ende aty poshtë, ndërsa mund të veprojnë aq heroikisht siç sillen me të gjithë serbët.
T’u them se këtë mendon secili nga ne, se kështu mendon pjesa më e madhe e Serbisë dhe se për ne dorëzimi nuk është opsion”, ka thënë Vuçiç, raportojnë mediat serbe.
djali i Presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiç ndodhet këtë të mërkure në Komunën e Graçanicës, ku serbët po festojnë Ditën e Shën Vidit, të njohur më shumë si Vidovdan. Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.
Eshte fatkeqesi e madhe qe kemi komshij si serbet! Popull me mithe dhe vertete mendojne se jane "populli hyjnor", qe nga dita qe humben betejen e Kosoves. Jane rob i psikopatise se mbretit te tyre, te asaj kohe, qe kish takuar ne ender Zotin dhe zoti i kish thene ose te dorzoheshin dhe te benin jeten e skllavit ne toke, ose te vriteshin dhe te benin jeten hyjnore ne qiell. Sipas kishes se tyre ata zgjodhen jeten ne qiell. Me nje fjale ky popull beson se rron ne toke perkohesisht dhe jeten do e beje kur te vdes, sidomos po te vdes si martir. Pikerisht Vuciqi ka udhezuar djalin e tij qe ne bluzen e tij te shkruaje kete shprehje qe eshte ringjallja e Llazarit ne trupin e Vuciqit... Ne kete kontekst edhe ne kemi udheheqes koqe si Albini me shoke qe grinden per asgje duke plotesuar endren serbe te jetes qiellore. Me keqja eshte se Albini kundershtoi "shkembimin e territoreve", sepse ne kundershtim me mitin serb te "jetes qiellore" ai eshte prakticien tokesor dhe shet perralla ne toke per te jetuar jeten tokesore. Per jeten e tij personale Albini jo vetem qe nuk eshte per "shkembimin e territoreve" por si manovrues tokesor do u "ci nonen serbeve", ketyre psikopateve qiellor. Albini per interesin personal dhe te familjes se tij tokesore i "ci nonen edhe Kosoves". Dy bote qe nuk perputhen....
CFARË interesi PERSONAL ka Albini të pësojë gjithë këto trysni e poshtërime. M¨thuaj konkretisht interesin personal , qoftë edhe imagjinar.
Gostivari, te flasesh per interesin (interesat) personale te Albinit duhet nje roman i shkruar nga Kadareja. Albini nuk eshte patriot i vertete shqiptar por eshte nje 'llogaritar" i interesave te veta politike ne rradhe te pare. Ai ne rradhe te pare llogarit interesat e tij politike kur kundershtoi Rrambujene, kur shpalli reciprocitetin para bisedimeve,kur kundershtoi "shkembimin e territoreve" me Serbine, kur kundershtoi(akoma kundershton) Ameriken edhe Evropen, kur ofendoi Borelin dhe e quajti kalama etj etj. Shkurtimisht Albini si llogaritar i interesave te tij politike ne Kosove i ka bere te tera keto sepse ka vleresuar se sa me "patriot' te hiqert, aq me shume do ngihej ne pushtet. Ketu ai ka qene llogaritar i zoti sepse llogarite i kane dale. Bile edhe kur Amerika e rrezoi heren e pare si sabotues te planeve te perendimit per arritjen e paqes, nepermjet bisedimeve, populli e zgjodhi perseri. Kjo e transformoi Kurtin nga nje 'llogaritar" te zotin, ne llogaritarin me te zote me hunde te madhe. Vec prestigjit Kurtit ju rrit edhe hunda...Me thene te drejten nuk kam shume kohe, te shkruaj romanin tim, por po te shikosh qe Kurti nuk punon per Kosoven, por per karieren e tij politike, ne nje ambjent te urrejtjes se theksuar kunder replezaljeve qe Serbia ka bere ne shekuj ndaj Kosoves, e nxjerr Kurtin jo vetem "llogaritar" te zotin ne kalkulimet e tij politike, por edhe figuren me te ulet qe ka nxjerre kombi Shqiptar ne shekuj....Ai ka perdorur popullin e lenduar shqiptar per vehte dhe jo per ta sheruar, duke ecur ne rruge te gabuar kunder perendimi, kunder Amerikes, nenes se Kosoves dhe Shqiperise, ka ecurr kunder Shqiperise dhe miqeve tane etj...etj...