Borrell: BE-ja po e humb durimin, mund të merren masa urgjente dhe të shpejta ndaj Kosovës dhe Serbisë

27 Qershor 2023, 16:30Rajoni TEMA

Borrell: BE-ja po e humb durimin, mund të merren masa urgjente dhe të

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell në një konferencë për media së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se njëra ndër temat e diskutuara mes tij edhe kryeqeveritarit shqiptar ka qenë edhe çështja e dialogut Kosovë-Serbi dhe situata e përshkallëzuar në Veri të vendit.

Borrell ka theksuar se Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të gjejnë një mënyrë për të evituar përshkallëzimin e situatës në njërën anë dhe të miratojnë planin tre-pikësh të Unionit për shtensionim.

Në të kundërtën, sipas tij, të 27-të shtetet anëtare të Unionit mund të marrin masa në mënyrë të shpejtë dhe në mënyrë urgjente.

“Shtetet anëtare janë dakordë me këtë urgjencë dhe po e humbin durimin para kësaj situata që po përkeqësohet përherë”.

Ndryshe një ditë më parë, Borrell, në një konferencë për media pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Strasburg, ka thënë se e vetmja zgjidhje për situatën në veri të Kosovës mbeten zgjedhjet e reja atje.

“Ne kemi rënë dakord që zgjedhjet të mbahen. Ne kemi rënë dakord që nuk mund të kemi në zyra kryetarë të komunave që mbrohen përgjithmonë nga forcat [paqeruajtëse] të NATO-s [në Kosovë]. Kjo nuk është një zgjidhje e qëndrueshme. Zgjidhja do të vijë vetëm nga zgjedhjet e reja”, ka thënë Borrell.

2 Komente

  1. D
    Drejtesia e munguar

    Në fakt ata që po humb8n durimin me ty jemi të gjithë ne që të shikojmë se si mbyll sytë ndaj terroristëve serbë. Turp!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flamur Struga

      BE ,duhet te marri masa ndeshkuese per ate qe fut arme ne nje shtet tjeter,BE duhet te veri ne pergjegjesi ata te cioet kidnapojne dhe marrin pengje brenda teritorit te RK!BE duhet ta uli ne karriken e zeze ata te cilet japin urdhera per hedhje te bombave prane komunave ku rrezikohet jeta e qytetareve...BE duhet ta zgjedhi problemin por be nuk e deshiron zgjedhjen e problemit,be ka plane djallezore per deri sa ka borelle dhe lajcake ne te shumten e shteteve te europes.Gjykoni drejt !keto jane fakte te tmerrshme we BE i di por agresorin nuk po e denon.BE tallet ,tallet sepse korruptohen shiten dhe behet pazare me popullin e shume vuajtur shqiptar.BE ndergjegjesohu dhe permiresoj gabimet e tua nga te cilat gabime,vetem populli shqiptar ka patur masakra,tragjedia gjenocide!syrgjynodje neper bote..permireso gabimet france spanje rumani ..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje