Behgjet Pacolli: Lirimi i 3 policëve të Kosovës erdhi nga Rama në koordinim me Grenell

27 Qershor 2023, 09:07Rajoni TEMA

Behgjet Pacolli: Lirimi i 3 policëve të Kosovës erdhi nga Rama

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se kryeministri Edi Rama dhe ish-dërguari i SHBA për Ballkanin, Richard Grenell kanë dhënë kontributin e tyre në lirimin e tre policëve kosovarë të rrëmbyer nga forcat speciale serbe.

Përmes një postimi në Twitter, Pacolli ka thënë se një e vertëtë e panjohur në lirimin e Policisë së Kosovës nga paraburgimi i Serbisë, është roli i Edi Ramës në harmoni të plotë me Richard Grenell.

Pacolli gjithashtu ka falenderuar të gjithë ata që kontribuan në këtë rast.

“Një e vërtetë e panjohur në lirimin e Policisë së Kosovës nga paraburgimi i Serbisë është roli i kryeministrit shqiptar Edi Rama në harmoni të plotë me Richard Grenell, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Trump. Kjo ishte edhe arsyeja e vizitës së tij në rajon. Kjo meriton një falenderim të madh. dhe për të gjithë ata që kontribuan në këtë rast”, shkroi kreu i AKR.

5 Komente

  1. R
    Remo

    Po qe se dija une, ata Serbet paskan "kindapuar" gjithe policine e Kosoves o Behgjet?!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Këtë e dinë të gjithë, edhe vete kurti, po si të thojë .., !!!!

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        mos mor mos!!dhe për të liruar tre policë të rrëmbyrer në kosovë u dashka fut "mik" për ti liruar?? or pazull,a nuk e ke mësuar në zvicër se në një shtet të të drejtës nuk veprohet si në rusinë e jelsinit,ose atë të putanës??or pazull,këto brroçkullat e tua zënë vënd vetëm në trutë e "muzhikëve" shqiptarë,por aspak tek shqiptarët që kanë pak tru në kokë!!o njeri i pasuruar falë korrupsionit tënd nuk ngrihet partia,nuk ngrihet shteti me "falë ndihmës së ramutit dhe të një paçavureje nga amerika"!!ata policë ishin rrëmbyer dhe duhej të liroheshin pa "futje miqsh"!sepse po "fute mik" do të thotë të kryesh një veprim ilegal,një veprim që nuk i takon momentit!duke i nxjerrë "me mik"ti nuk bën gjë tjetër veçse i quan fajtorë policët e rrëmbyer dhe të pafajshëm rrëmbyesit e tyre!!ti kënaqesh me lirimin e trepolcëve,por nuk dënon krimin e rrëmbyesve të tyre!!ndërhyrja e "miqve" ram e grenell,nuk e di a mbyllën dhe gojën e shtetit kosovar për të kërkuar ndëshkimin e atij akti terrorist që bëri shteti sërb dhe policët e tij!! he mor pazull,katnar i trashë mbete tërë jetën,megjithëse thonë se je miliarderr!!

        Përgjigjjuni
        1. m
          moj kasolle ku na mblodhe

          xhepo,me keto qe thua e ke dhe nje investim te ri nga rama ne arnautistan.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arben Frangaj

            Tere jeten servil mbeti ky Pacolli. Vetem nje te mire beri ky Sali Berisha. Nuk e la te hyje ne Tirane ky rusofili

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje