
Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin të cilit i ka theksuar nevojën që Qeveria duhet të ndërmarrë hapa për të shtensionuar situatën në veri.
Cleverly tha se në mesin e hapave që ekzekutivi kosovar duhet të ndërmarrë janë, të sigurohet që kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës të mund të punojnë nga lokacione alternative, të tërhiqen njësitë speciale policore nga ndërtesat komunale dhe të ndërmerren hapa për zgjedhje të reja dhe gjithëpërfshirëse.
Gjithashtu, sekretari i Jashtëm britanik komentoi dhe lirimin e tre policëve të Kosovës duke e cilësuar si një hap poztiv përpara.
“Ia bëra të qartë kryeministrit Kurti se vazhdimi i tensioneve vë në rrezik të arriturat në Kosovë, që janë arritur gjatë viteve së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët ndërkombëtarë”, tha Cleverly pas takimit me Kurtin.
Lini një Përgjigje