
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka reaguar pas lirimit të tre policëve të arrestuar nga serbët në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Orban duket se merr meritat e lirimit të policëve teksa thekson se Vuçiç veproi në këtë mënyrë pas kërkesës së tij.
“Presidenti serb Aleksandër Vuçiç sapo më njoftoi se, sipas kërkesës sime të formuluar gjatë takimit tonë javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë.
E vlerësojmë lart hapin e Presidentit Vuçiç në këtë periudhë sfidash serioze. Ky hap është një dëshmi e qartë e miqësisë së thellë midis kombeve serbe dhe hungareze dhe e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve”, shkruan Orban.
Po mire, tre policet u liruan me dekret nga presidenti i serbise apo nga gjykata? Nese jane liruar nga gjykata, tregon se faktet e dokumentuara nga policia serbe nuk perbenin veper penale dhe policet kane te drejten e tyre te kerkojne kompesim financiar nga shteti serb per privim te padrejte te lirise nese jane shkelur afatet e paraburgimit Kaq!