
Lirimi i tre policëve të kapur nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, sipas kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është lajm i mirë para se gjithash për familjet e tyre, por edhe për Kosovën.
Lirimi i tyre, sipas Haradinaj nuk mund të konsiderohet si ngjarje e mbyllur, meqë Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç nuk mund t’i ikin përgjegjësisë së tyre, e cila çoi në rrëmbimin e policëve dhe mbajtjen e tyre në paraburgim e pa asnjë faj.
Për Haradinaj është e qartë se lirimi i zyrtarëve policorë është bërë i mundur vetëm falë ndërhyrjes së diplomacisë amerikane.
"Lirimi i tre policëve të Kosovës është lajm i mirë, para së gjithash për familjet e tyre por edhe për Kosovën, por kjo nuk nënkupton që kjo ngjarje mund të konsiderohet e mbyllur vetëm me lirimin e tyre. As Presidenti i Serbisë e as Kryeministri i Kosovës, nuk mund t’i ikin përgjegjësisë së tyre, e cila çoi në rrëmbimin e policëve dhe mbajtjen e tyre në paraburgim e pa asnjë faj për më shumë se dhjetë ditë.
Policia e Kosovës nuk duhet të paguajë çmim për veprimet e papërgjegjshme e kalkuluese politike të regjimit në Serbi, apo të veprimeve të papërgjegjshme të qeverisë në Prishtinë, e cila çoi në rrëmbimin e policëve të Kosovës dhe mbajtjen e tyre në paraburgim e pa asnjë faj, për më shumë se dhjetë ditë.
Lirimi i tyre është bërë i mundur vetëm falë ndërhyrjes së diplomacisë amerikane, prandaj gjithë falënderimi dhe mirënjohja jonë shkon për ta", shkruan Haradinaj.
Per hir te vertetes, levizjet diplomatike te Edi Rames, ben presion te madh mbi Vucicin. I kapur mat, i liroi te burgosurit, duke ja dhene meritat Presidentit Urban. Sa per njoftim, Presidenti Hungarez ishte ne Tirane, dhe me pas shkoi ne Serbi, ku ikerkoi Presidentit Vucic te lironte 3 policet . Lajm i mire.
Lajm i mire per familjet dhe une u uroj shendet policeve shqiptare. Puna eshte se si Kurti duhet te mesoje nga Vuciqi dhe jo vetem te zbatoje urdherat e tij. Kur eshte puna per Serbine, Vuciqi tregohet fleksibel me perendimin dhe kur eshte puna per Kosoven, ai e udhezon kurtin te tregohet "patriot" shqiptar dhe mos ti bashkepunoje me perendimin. Dodomozdo kjo e ben Vuciqin te haje me dy luge. Ai del si moderator ne syte e botes dhe ekspozon Kurtin si grindavec. Kurti ose eshte idjot ose eshte idjot me detyrim. Burgu ne serbi mbetet i vetmi spjegim se pse Kurti ben politiken e Vuciqit per te acaruar punet me Ameriken qe e ben Vuciqin lider te lojes "nje here me nep dhe nje here ta nap"....
mendoja se opozita ne prishtin do te bente shume me teper presion ndaj nje arroganti si albin kurti .por doli e kunderta ata jane po aq te korruptuar dhe arrogant sa albini ,vec flasin por ne fund jane dakord me te,boll me ca te shitur ke serbi qe per nevojat e tyre personale per te mbajtur karrigen mbas bythes nuk mendojne per qytetaret.