Sveçla: Rama kontriboi që policët të lirohen, të shtohet presioni ndaj Serbisë

27 Qershor 2023, 14:27Rajoni TEMA

Sveçla: Rama kontriboi që policët të lirohen, të

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka dhënë një intervistë pas lirimit të policëve të Kosovës nga burgu në Serbi.

Ai është shprehur në Euronews Albania se për lirimin e policëve dha një kontribut dhe kryeministri Edi Rama. Më tej ai theksoi se faktori evropian dhe rajonal nuk duhet të mjaftohen vetëm me lirimin e policëve pasi sipas tij presioni ndaj Serbisë duhet të shtohet.

“Të gjithë nga pak, presioni për Serbinë ishte shumë i madh. Ne bllokuam të gjihë pikat kufitare për mallrat e Serbisë. Ishin shtetet aleate që u angazhuan që lirimi i policëve të ndodh sa më shpejt. Ishte dhe Rama që reagoi ashpër për këtë rast.

Rama kontriboi që tre policët të lirohen. Unë besoj se angazhimi i faktorit, qoftë rajonal, qoftë evropian nuk duhet të mjaftohet me kaq.

Do të duhet që ndaj Serbisë të shtohet presioni, pasi Serbia vazhdon të jetë faktor destabiliteti. Ne mbrëmë  kishim një sulm terrorist në oborrin e komunës së Mitrovisës së Veriut, prodhim i Serbisë”- tha ai.

2 Komente

  1. F
    Franz Kafka

    Cudi si pranon nje alla Kurti-Gervalla qe ka dhene kontribut Rama. Hic ska dhene. Ato i liroi Albini, Vjosa dhe Gervalla si politikane shume te afte qe jane. Cudia me e madhe tek kosovaret eshte qe pas ketyre qe ka ber Kurti, e kane shtuar perkrahjen per te, ne vend qe te ndiheshin te kercenuar nga shkeputja qe po ndodh me SHBA. Mgjt ne si rrace keshtu i kemi kuptuar gjerat, gjithmone me vite vonese dhe gjithmone pasi e keqja eshte bere. Keshtu do ndodhi edhe me perkrahjen e Kurtit. Kosovaret do ftillohen kur te shikojn braktisjen e SHBA dhe kur ti rikthehet shkaju serisht te dera e shtepise

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Kurti të jap dorheqje që Kosova të ecë përpara! E turpshme të shikosh një copë egoisti të drejtojë një shtet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje