
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi se shumë shpejt perëndimi do të dalë me një tekst për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Ne as do të pyetemi fare për atë”, u shpreh ai duke përsëritur frazën e zakonshme se pret një presion të jashtëzakonshëm në ditët në vijim. “Pres shumë, shumë probleme. Por, kjo nuk është diçka e re.
Ka shumë nervozizëm për situatën në Ukrainë dhe disa mendojnë se ne duhet të paguajmë çmimin për mospërmbushjen e pritshmërive të tyre”, shtoi Presidenti serb.
Vuçiç nënvizoi më tej se “të gjithë në botë e dinë se kush po tenton të përshkallëzojë situatën dhe kush dëshiron luftë”, një përsëritje kjo e akuzës së tij ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se po kërkon konflikt.
Ore ti mund të kërkosh ti bësh budallenj të tjerët por kjo nuk mjafton që ata të jenë budallenj, asnjë luftë në Ballkan nuk ka nisur nga shqiptarët kështu që shih e bëj vetë tani sa i besueshëm je në atë që thua...