E vetme në tavolinën e shtruar, pritja 24-vjeçare e Ferdonije Qerkezit për familjen e saj që zhduk në luftën e Kosovës

28 Qershor 2023, 09:52Rajoni TEMA

E vetme në tavolinën e shtruar, pritja 24-vjeçare e Ferdonije

Në Qendrën e Artit “Agimi” është vendosur ditën e hënë ekspozita “Pritja”, e kuruar nga fotografi dhe regjisori Artan Korenica. Ky projekt, të cilin ai e punon prej 4 vjetësh ka në qendër një mori fotografish ku persona të ndryshëm presin njerëzit e tyre të dashur që nuk kthehen më.

Një prej fotove ka pas historinë e Ferdonije Qerkezit, tavolina e së cilës është e zbrazët prej 24 vjetësh. Dy prej djemve të saj u vranë, ndërsa bashkëshorti dhe dy djemtë e tjerë u zhdukën në luftën e Kosovës, shpjegon Jonid Jorgji, drejtor i Agjencisë së Industrisë Kreative. 

Jonid Jorgji: Ajo foto vjen nga skena e fundit në të cilën ajo grua mori vesh lajmin për zhdukjen e gjithë familjarëve të saj. Në një ditë gjatë kohës së luftës së Kosovës, në atë shtëpi u zhdukën të gjithë familjarët e asaj gruaje dhe ngeli vetëm ajo nënë në atë tavolinë të mbushur, të shtruar dhe pa as edhe… edhe sot e kësaj dite nuk janë gjetur akoma trupat e familjarëve të saj, e cila e bën gjithmonë e më të dhimbshme historinë.

Jorgji shton se ekspozita përfshin edhe një film me metrazh të shkurtër.

Jonid Jorgji: Ajo Aty u shfaq edhe një film për të treguar jetën ose ditën e fundit të atij lajmi të kobshëm që ndodhi në atë familje. Ishte një film 12-minutësh i cili ngjalli shumë kuriozitet por pati edhe shumë reagime sensitive ndaj gjithë publikut që e pa. Aty ishte edhe zonja Ferdonije e cila e amplifikonte gjithmonë e më tepër atë dhimbje dhe atë emocion që të gjithë ne përjetuam.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit Qershor.

3 Komente

  1. V
    Vladimir

    Shume prekese, nje foto qe flet shume per te gjithe ata qe kane harruar çka ndodhi. Ngushellime zonjes dhe kurajo! Le te shpresojme qe duke u ulur tensionet, do te rritet kujdesi per gjetjen e te zhdukurve.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari nga Kosova

      Dhe ne akoma bejme dallavere e pazare me Serbine. Bile bile,i diskutojme kufijt tane!! Politikanet tane jane gati ti japin Serbise edhe veriun. O nene o nene,çfare katastrofe. Ç'fare sna ka ber serbet ne keto 100 e kusur vjet dhe ne harrojme. Kur do t'mbledhim mend.?!?!?!?!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Timi

        Bota është e ftohtë. Kjo foto do mjaftonte për çdo njeri me një fije ndjenjë njerëzore që të mendojë se çfarë sjell lufta. Dhe për çdo shqipetare se kush janë serbët.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje