
Ministri serb i Mbrojtjes, njëherësh kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Millosh Vuçeviç ka thënë këtë të mërkure se presioni ndaj Serbisë do të rritet, veçanërisht për Kosovën duke shtuar se do të ketë përpjekje “që të mos lejohet Beogradi të bëjë politikën e vet”.
“Do të investohen shumë para dhe fuqi për të destabilizuar Serbinë, nuk do të jenë gjithmonë të dukshme, si presionet për çështjen e Kosovës apo rishikimi i Marrëveshjes së Dejtonit (marrëveshja që i dha fund luftës në Bosnje, më 1995), thjesht duke e kushtëzuar Serbinë që të mos mendojë vetë, por të le t’i thotë dikush tjetër se çfarë të bëjë. Ne si parti duhet të jemi të aftë dhe këmbëngulës t’i njohim ato sinjale”, ka thënë ai në një mbledhje të SNS në rastin e Vidovdanit, transmetojnë mediat serbe.
Ndërkaq, kreu i SNS-së theksoi se partia që ai e udhëheqë i dërgon mbështetje të fuqishme popullit serb në Veri të Kosovës, jo vetëm në Vidovdan, por çdo ditë.
“Ne po u dërgojmë mbështetje të arrestuarve, se jemi me ta dhe se nuk do të ketë tradhti, se SNS do të mbështesë presidentin në përpjekjet e tij për të mbrojtur serbët në Kosovë, për të mbrojtur të gjithë serbët, shtoi ai.
Lini një Përgjigje