"Albin Kurti viziton Mitrovicën e Veriut"

28 Qershor 2023, 18:52Rajoni TEMA

"Albin Kurti viziton Mitrovicën e Veriut"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti raportohet që të ketë vizituar Mitrovicën e Veriut ditën e sotme. Mediat në vend, të cilat kanë publikuar edhe disa pamje, raportojnë se Kurti, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, është parë te lagja “Kroi i Vitakut”.

Pamjet janë publikuar nga gazeta Insajderi, por megjithatë fotot e publikuara mbeten për t’u konfirmuar.

Kujtojmë se shefi i ekzekutivit të Kosovës ka paralajmëruar se do të vizitojë sot tre policët të cilët u liruan së fundmi nga Serbia.

Njëri nga ta, Shemsi Mustafa, është me banim në Mitrovicë dhe nuk dihet nëse pjesë e agjendës së tij ishte edhe vizita e policit Mustafa.

Lini një Përgjigje