Tensionet në veri, Enver Hoxhaj: Qasja e Kurtit e gabuar, e ka dëmtuar Kosovën në arenën ndërkombëtare

28 Qershor 2023, 15:33Rajoni TEMA

Tensionet në veri, Enver Hoxhaj: Qasja e Kurtit e gabuar, e ka dëmtuar

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj komentoi tensionet në veri të Kosovës.

I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Hoxhaj komentoi edhe qëndrimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti duke thënë ai ka një qasje të gabuar dhe se e ka dëmtuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.


“Kidnapimi tre policëve ishte një akt agresioni mbi Kosovën, njësit speciale u futën brenda një territori sovran. Falë presionit Amerika, europian dhe roli që ka pas Rama dhe shtete të tjera, është gjë e mirë që u liruan, por situata është ajo që ka qenë edhe pas arritjes së marrëveshjes së Ohrit.

Qasja e Kurtit është e gabuar. Ne nuk kemi dyshim në qëllimet e mira, por nga viti i kaluar ajo që ka ndodh në veri të vendit është një dobësim i sovraniteti të Kosovës dhe sjellja e tij ndërkombëtare ka qenë e dëmshme”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj se Kurti duhet të ketë një politike të re për veriun, duke theksuar se duhet të shpallin zgjedhjet e reja në katër komunat me pjesëmarrjen e komunitetit serb dhe shtensionim të situatës.

"Serbia dhe Vuçiç që nuk janë të interesuar që Kosova të ketë raporte normale, janë të interesuar që Kosova të prezantohet ndërkombëtarisht si një shtet që ka probleme serioze me autoritetin në veri, që të krijohet një vakum në aspektin institucional. Kurti s’ka politikë në raport me veton e Kosovës, duke qenë se kishim një bojkot të kom serb, kryetarët e bashkive dhanë dorëheqjen, policët u tërhoqën, gjyqtarët prokurorët.

Dhe zgjedhjet mbahen për të mbushur këtë vakum si pasojë e politikës së Kurtit, kishte një bojkot të popullatës serbe në raport me zgjedhjet që mbajtën. Kurti mund të ketë një politikë të re nëse ka në veri të vendit një proces politik, që duhet të jenë zgjedhje të reja, shtensionim i situatës, pjesëmarrjeje e komunitetit serb dhe drafti i një as për komunat serbe", shtoi Hoxhaj. 

2 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Republiken e Kosoves e futet ne qorr sokak ju te pa aftit ,RK e sollet ketu ju,qe nuk u rezistuat kercenimeve te nderkombetareve te blere nga rusoserbia,Republiken e Kosoves,e lat ju ne labirinth per te krijuar nje oqean te turbulluar ,per te peshkuar me mire dhe sa me shume.Mbylle gojen ish ,ngase pasojat te cilat u krijuan nga veprimet e qeveritareve te meparshem,pasojat perjetohen tani.Presidentja e Republikes te Kosoves,sebashku me Kryeminstri Albin Kurti,jane promotoret te cilet per nje kohe shum te shkurter,thane: kjo eshte Kosove ,si e tille ju perket atyre we jetojne dhe vleresojne gjakun e te gjithe atyre qe flijuan per kete Toke te shenjte.E keqja me e madhe eshte se: edhe ju politikanet deshtues ,keni aftesi per ta hedhur gurin e fajesise tek vellai juaj dhe ssesi tek armiku,mbase me ate edhe keni bere ndonje aleance.Reflektoni ish se qendrimet tuaja te len te bindesh se ju nuk doni te rehabilitoheni per te gjithe situaten e mjere qe ja dhuruat Kosoves.Besoj se aftesine e keni !se keshtu sic shprehesh ti Ish ,ramushi abdigjiku,uji shkon ne mullirin e armikut.Puno per te shpetuar Republiken e Kosoves ,leri ambicjet e ketilla se jane shum te demshme,keto jane te njejta si te rusoserbeve...

    Përgjigjjuni
    1. d
      dyshuesi

      Ore Flamur po pse je kaq idjot. Dashuria per Kurtin te ka kethyer ne nje budalle. Ketu nuk eshte fjala per te shkuaren por per te tashmen dhe sidomos per te arthmen. Tja hedhesh fajin atyre qe sjane me, per ato qe po behen sot, eshte vertet nje cmenduri. Kush po can bythen ketu ne Shqiperi per Ramushin apo per Kurtin. E vetmja gje qe shqetesohemi ne eshte Kosova dhe populli shqiptar i Kosoves. Zilen e ka Kurti per ta tundur dhe iku koha e atyre qe e kane tundur. Po pse or derdimen valle do kerkojme edhe pergjegjesine e Skenderbeut per gjendjen e sotme ne Kosove, apo ne Shqiperi? Albini eshte ai qe duhet te jap llogari qe nga lemshi qe ka bere ne Kosove sot e deri ne faktin qe familjen nuk e mban fare ne Kosove. A e kupton ti se po te punonte Albini per kosoven, nuk kish pse ta conte familjen ne Evrope? Kjo sepse ai ka plane monstrume ne koke....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje